English

Enti Gjerman i Statistikave: Rënie dramatike e ekonomisë

Berlin, 14 janar, NOA - Ekonomia gjermane ka pësuar një rënie dramatike gjatë vitit të kaluar dhe këtë fakt e konfirmon instituti më i lartë që merret me përpunimin e treguesve vendas në Gjermani. Konkretisht, sipas Entit Federal të Statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar në vitin 2009 një rënie prej 5 %, një shifër kjo e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin e lartë të prodhimit gjerman. Ndërsa mësohet se defiçiti shtetëror arriti në nivelin prej 3.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kreu i Entit gjerman të Statistikave, Roderich Egeler, tha se Gjermania ka përjetuar rënien më të fortë të historisë së pasluftës. Sipas tij, arsyeja për recesionin e rëndë ekonomik ishte rënia e eksporteve dhe e investimeve. Madje, si pasojë e krizës ekonomike, Gjermania nuk përmbushi dot as kriteret e stabilitetit për hapësirën e monedhës euro.

n.e/NOA

KOMENTE