English

I riu nga Peja dhe një fierak, kapen në Kavajë me 4 kg hashash

Kavajë, 14 Janar NOA - Sekuestrohen në Kavajë 4036 gramë cannabis sattiva arrestohen dy shtetas si prodhues dhe shpërndarës të saj. Kapja e të dyshuarve u bë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në kuadër të operacionit policor të koduar "Qerret".

Burime zyrtare nga seksioni Kundër Narkotikëve thanë se bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Leonard Faskaj, 32 vjeç, lindur në Cakran Fier dhe banues në Tiranë dhe kosovarit Liridon Hyla, 20 - vjeç, lindur në Pejë dhe banues në Tiranë.

Kapja e tyre u bë rreth orës 01.30 të ditës së sotme në autostradën Kavajë - Durrës, në afërsi të fshatit Qerret.

Gjithçka erdhi pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, ku u gjet e fshehur në automjetin e tyre, një sasi prej 4036 gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Droga ishte e futur në dy qese, të fshehura në vendin e gomës rezervë në bagazhin e automjetit tip Benz, me targë TR 1636 S.

Ndërkohë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesën e Liridon Hyla, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi prej 3 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- Dy qese plastike, njëra transparente dhe tjetra me ngjyrë të zezë, ku brenda kishte sasi bime me ngjyrë dhe karakteristikë si ajo e "Cannabis Sattiva" me peshë 4036 gr.

- 3 gr lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike Kokainë.

- Mjeti "Benz", me targa TR 1636 S.

- Sasia prej 118 000 lekë.

- 3 telefona celular "Nokia".

- 2 pasaporta, kartë identiteti, patentë si dhe dokumenta të ndryshme.

r.b/NOA

KOMENTE