Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, arrestohen tre femra shqiptare, vidhnin butikët
English

Itali, arrestohen tre femra shqiptare, vidhnin butikët

Riçione, 14 Janar NOA - Tre vajza, banuese në Pesarese të Italisë janë arrestuar ditën e sotme nga forcat policore të Riçiones pasi kishin ikur pa paguar disa rroba, të cilat i kishin marrë në dyqanet e këtij vendi.

Bëhet fjalë pikërisht për tre femra shqiptare ku respektivisht janë Myzejen Xhiva 51 vjeç, Deline Markaj 41 vjeç dhe një e mitur e cila ishte vetëm 16 vjeç.

Të treja kishin vjedhur bluza të shumta në një dyqan që kishin një vlerë prej 300 eurosh. Pronari i dyqanit pasi e vuri re këtë gjë telefonoi menjëherë karabinierët të cilët i arrestuan gratë shqiptare dhe vajzën e vogël. Pasi u ndaluan nga autoritetet ato bënë një kontroll në makinën e tyre ku u gjendën dhe rroba të tjera intime për gratë, të cilat shqiptaret i kishin marrë në një dyqan tjetër pak më parë se të vidhnin rrobat e tjera ku dhe ato kishin një vlerë prej 230 eurosh.

Tashmë ato ndodhen nën arrest me burg dhe po pritet të merret një vendim mase sigurie nga gjykata pas aktit të paligjshëm të kryer nga tre shqiptaret.

r.b/NOA

KOMENTE