English

Kapet në Kakavijë 37-vjeçari, tentoi të trafikonte 165 kg hashash

Gjirokastër, 14 janar NOA - Policia Kufitare Kakavijë ka vënë në pranga sot një 37-vjeçar të shpallur në kërkim nga policia.

Fatmir Kolo, lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për veprën penale të "Përdorimit të dokumenteve të falsifikuara" po udhëtonte në drejtim të shtetit Grek dhe kur është paraqitur në sportelin e përpunimit të dokumenteve të qytetarëve në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë, ku ka rezultuar se ky ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë për veprën penale të "Trafikut të lëndëve narkotike".

Mësohet se më datën 7 dhjetor të vitit 2009, në vendin e quajtur "Qafa e Gjashtës" Sarandë, në një aksion të policisë së Sarandës ku kanë ndjekur një automjet që transportonte lëndë narkotike, është bërë e mundur që të bllokohej dhe sekuestrohej një automjet ku brenda tij kishte nj sasi prej 165 kilogramë lënde narkotike mariuanë dhe të arrestohej drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri ka mundur të largohej.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e policisë ka rezultuar se pasagjeri që ka qenë në këtë automjet ishte Fatmir Kolo dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim.

U njoftua menjëherë Komisariati i Policisë Sarandë për të bërë shoqërimin e tij për veprime të mëtejshme për të zbardhur plotësisht këtë vepër penale.

k.k/NOA

KOMENTE