English

Komiteti i Emergjencave publikon planin e ndarjes së ndihmave sot në veri të vendit

Tiranë, 14 janar, NOA - Efektivët e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave e institucioneve të tjera të angazhuara për përballimin e emergjencës civile do të kryejnë sot detyrat e përcaktuara në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme të Komitetit Ndërministror.

Kështu, pranë drejtorisë së Rezervave të Shtetit do të magazinohen dhe pastaj do të shpërndahen ndihmat, duke mos lejuar që asnjë ndihmë të shkojë në destinacion pa u magazinuar më parë aty.

Plani i detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror:

Në komunën Velipojë:

- 15 ton miell

- 15 ton koncentrat

- 15 ton ujë

- 800 bukë

- Për argjinaturen e Çasit, projekti i përgatitur nga Bordi i Kullimit të paraqitet pranë ministrisë përkatëse për miratim.

- Për argjinaturën e Reçit të ngrihet një grup pune nga përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë për të bërë verifikimin në vend dhe propozimet përkatëse për ndërhyrje.

- Të bëhet studimi për grykëderdhjen e Vilunit nga specialistet e ushtrisë për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së Dragës së ushtrisë.

- Për ndërtimin e Urës pasarele të Baks Rrjollit të bëhet projekti përkatës nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve.

Në komunën Bërdicë do dërgohen 5 ton miell, ndërsa në komunën Bushat të dërgohen 5 ton të tjerë dhe 4 mjete të ushtrisë për transport mallrash ushqimore.

Në komunën Dajç do dërgohen:

- 15 ton miell

- 10 ton koncentrat

- 10 ton ujë

- Për argjinaturen e Darragjatit do të dërgohet grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Transporteve për të bërë verifikimin në vend e propozimet përkatëse për ndërhyrje.

Në Bashkinë Shkodër do dërgohen:

- 3 mjete për shpërndarje 4 ton uji, 200 pako ushqimë dhe 5 ton koncentrate

- Nga drejtoria e Ujësjellësit Shkodër, inspektoriatet përkatëse dhe DSHP do të merren masa për klorinimin e ujit në mënyre të vazhdueshme për përdorimin e tij sipas parametrave të nevojshëm nga konsumatori.

Në Komunën Ana e Malit të dërgohen:

- 10 ton miell

- 15 ton koncentrat të merren në Gjadër

- Të vihen në dispozicion të komunës 2 mjete dhe 2 fadroma të ushtrisë për ndertimin e aksit të rrugës së Gorricës.

n.e/NOA

KOMENTE