Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Pesha: Rama po bën videoklipe në majë të varkave në Shkodër
English

LSI, Pesha: Rama po bën videoklipe në majë të varkave në Shkodër

Tiranë, 14 janar NOA - Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besjan Pesha ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka falënderuar të gjithë qytetarët por veçanërisht ata mijëra të rinj nga e gjithë, Shqipëria të cilët sipas tij i janë përgjigjur me pozitivisht thirrjes së qeverisë shqiptarë për solidaritet me familjet e përmbytura nga moti i keq në zonën e Shkodrës duke dhënë kontributin e tyre financiar apo edhe fizik në shumë raste ku këta të rinj kanë shpenzuar ditë të tëra duke punuar vullnetarisht në Shkodër dhe shumë prej tyre ende ndodhen sot aty.

"Ky lloj solidariteti i treguar është një shembull jo vetëm për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë tjetër e treguesit se Shqipëria dhe shqiptarët janë gati për t'ju bashkuar familjes së madhe Evropiane.

Ndërkohë që një shembull krejt i kundërt dhe negativ na vjen nga opozita shqiptare e sidomos nga Kryetari në largim, Rama.

Ndërkohë që nuk denjoi të prishte rehatin e vet në hotelet e shtrenjta të Dubait ditët e para të përmbytjes, pasi tentoi të prodhonte një skenar makabër kaosi dhe anarkie duke marrë në telefon qytetarët shkodranë e duke tentuar të fuste panik ndër ta, pasi kërkoi e kërkon që mbi fatkeqësinë e mijëra qytetarëve të ngrejë kapitale personale politike, po na ofron sot çdo ditë me paturpësinë më të madhe videoklipe majë varkave apo buzë lumenjve që do ia kishin zili studiot e hollivudit duke treguar edhe njëherë se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj kësaj fatkeqësie dhe ndaj halleve të njerëzve por për të është thjesht shou mediatik i radhës" tha Pesha i cili i ka bërë thirrje të gjithë shqiptareve që të mos ta marrin seriozisht Ramën, që sipas tij jo vetëm është duke tentuar të prishë imazhin e të gjithëve si komb por edhe tenton me çdo kusht të nxjerrë përfitime aty ku ka vend vetëm për humanizëm dhe solidaritet.

k.k/NOA

KOMENTE