English

METE mbyll portat e shkarkimit në HEC-in e Fierzës

Tiranë, 14 janar NOA/Update - Portat e shkarkimit të ujit në urën e katërt të HEC-it të Fierzës do të mbyllen.

Zëvendësministri i Energjitikës, Leonard Beqiri u shpreh sot se "ne njoftojmë të gjithë opinionin publik se duke filluar nga ora 12 e ditës së sotme do të ndalen të gjitha shkarkimet e ujit në tunelin numër katër e hidrocentralit të Fierzës, si dhe nga tunelet e hidrocentralit të Komanit".

Nga ana tjetër zv/ministri i Energjetikës ka bërë me dije se shkarkime do të ketë vetëm në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe ato do të jenë në masën 200 metër kub ujë në sekondë nga porta.

E gjithë kjo sipas Beqirit do të bëhet sepse niveli i ujit në HEC-in e Fierzës ka arritur në kuotën e 290 metër, kuotë e cila është përcaktuar si normale për këto prurje për këtë periudhë në rregulloren e trajtimit të plotave në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Prurjet aktuale në HEC-in e Fierzës rënditen në 400-450 metër kub ujë në sekondë.

Këto prurje sipas Beqirit do të përpunohen nga turbinat e këtij hidrocentrali.

Edhe prurjet që do të lëshohen nga turbinat e HEC-it të Fierzës kemi mundësi që t'i përpunojmë nga turbinat e HEC-it të Komanit, niveli i ujit të të cilit është në kuotën e 170-180 metër. HEC-i i Vaut të Dejës nuk ka mundësi që t'i përpunojë të gjitha prurjet që i vijnë nga HEC-i i Komanit dhe ato anësore.

k.k/NOA

KOMENTE