Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Metropol, shfaqje edhe për fëmijët e kryeqytetit
English

Metropol, shfaqje edhe për fëmijët e kryeqytetit

Tiranë, 14 janar NOA - "Prova jonë ishte me një premierë, që shënoi fillimin e Teatrit të Metropolit për Fëmijë. Tani ne nuk fillojmë më me një shfaqje, por me dy, ç'ka tregon që jo vetëm jemi ambiciozë, por e dijmë mirë se çfarë duhet t'i ofrojmë kryeqytetit"- kështu shprehet për mediat, drejtori i Qendrës Kulturore Tirana në kryeqytet, Kiço Londo.

Teatri i Metropolit për Fëmijë, tenton të mbushë sado pak nevojat që Tirana, tashmë me 1 milionë banorë ka kundrejt argëtimit të të vegjëlve, apo adoleshentëve.

Çdo ditë e javës ofron një spektakël ndryshe. Do të ketë teatër, cirk, koncerte...

Por duket se teatri për fëmijë e adoleshentë, do të jetë një nga pikat më të forta në kalendarin artistik të Qendrës Kulturore "Tirana". Ideuar vetëm pak muaj më parë nga drejtori i QKT, Kiço Londo, Teatri i Metropolit për Fëmijë, tenton të mbushë sado pak nevojat që Tirana, tashmë me 1 milionë banorë ka kundrejt argëtimit të të vegjëlve, apo adoleshentëve.

Pas sprovës së parë me pjesën "Gracka", e cila u prit shumë mirë nga spektatori i vogël, Teatri i Metropolit për Fëmijë hap sezonin e ri me dy shfaqje premierë.

Në datat 16 dhe 17 janar do të shfaqen dy pjesë të përshtatura nga dy përralla të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë. Bëhet fjalë për pjesët "Në ballon e luleve", përshtatur nga përralla "Lulet e Idës së vogël" e autorit H. K. Andersen dhe "Druvari i mirë", përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim. Ndonëse kushtuar të vegjëlve, përkushtimi është maksimal.

Një staf i tërë po punon për të realizuar këto vepra. Janë kryesisht artistë të rinj, duke filluar që nga regjisorët, tek aktorët, skenografët, etj. Çka do të thotë se artistët e rinj tashmë kanë një mundësi më shumë punësimi. "Artistët e rinj do të jenë në mënyrë të padiskutueshme present edhe në teatrin e Metropolit për Fëmijë. Jemi të orientuar drejt të rinjve, sepse sjellin energji, por sjellin edhe vlera artistike"-shprehet Londo.

Pjesët e zgjedhura për të hapur sezonin janar-qershor 2010 ofrojnë mesazhe edukative, por pa i hequr pjesën më të rëndësishme të botës fëminore, që është fantazia. Pjesët që ofrohen në skenën e Teatrit të Metropolit për Fëmijë nxisin pikërisht fantazinë.

"Ne dëshirojmë të bëjmë mirë atë që kemi marrë përsipër"- këto fjalë nga drejtori Londo duket se do të jenë moto e punës edhe për këtë vit në Teatrin e Metropolit.

Këtë të shtunë, ora 10.30, në sallën "Çehov" shfaqjet "Druvari i mirë" i Vëllezërve Grim, me regji të Genti Deçkës, që e ka përshtatur këtë pjesë. Interpretojnë: Endri Çela (Druvari), Ledian Papagjoni (Vëllai), Arbër Islami (narratori). Skenografia dhe kostumet janë të Shpëtim Bacës.

Të dielën, ora 10.30 shfaqet "Në ballon e luleve", përshtatje e përrallës së Andersenit "Lulet e Idës së Vogël" pershtatur nga Milena Selimi, me regji të Adelina Muçës. Interpretojnë: Drilona Zalli (Ida e vogël), Genti Deçka (Studenti), Lorenc Kaja (Adolfi), Ina Limami (Jona), Lindita Alliu (Mamaja e Idës), grupi i Baletit për Fëmijë (Lulet). Koreograf: Llaqi Nako. Kostumet dhe Skenografia: Morena Vata dhe Olsida Murati. Çmimi i biletës për fëmijët: 100 lekë.

m.s/NOA

KOMENTE