Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Tafaj i premton emigrantëve në Londër: Një tekst i veçantë për fëmijët
English

Ministri Tafaj i premton emigrantëve në Londër: Një tekst i veçantë për fëmijët

Tiranë, 14 janar NOA - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj mori pjesë në Forumin Botëror "Të mësuarit dhe Teknologjia" që u zhvillua në Londër me pjesëmarrjen e 75 vendeve të botës dhe Ministrave të Arsimit.

Më ftesë të Sekretarit të Shtetit për Fëmijët, Shkollat dhe Familjen, të Mbretërisë së Bashkuar, Rt Hon Ed Balls, dhe Sekretarit të Shtetit për Biznesin, Inovacionet dhe Aftësitë, Rt Hon Lord Mandelson, një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, mori pjesë në Forumin Botëror për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim, që po zhvillohet në Londër, nga 11-16 janar 2010.

Në ditën e parë të punimeve të Forumit, Ministrat dhe ekspertët e lartë të arsimit nga e gjithë bota i përshëndeti edhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Broën.

Në fjalën e tij ai e vuri theksin tek zhvillimi teknologjik në arsim, i cili krijon mundësi për zhvillimin dhe shtrirjen e tij për të gjithë sistemin arsimor.

Tafaj i premtoi Komunitetin Shqiptar një tekst të veçantë për fëmijët në emigracion dhe trajnim të mësuesve atje.

"Do të hartojmë me një grup ekspertësh si dhe më angazhimin e mësuesve emigrantë, një tekst të veçantë dhe të mirëfilltë të librave të Abetares dhe Historisë së Shqipërisë, për ta qenë sa më tërheqës për fëmijët që jetojnë dhe mësojnë jashtë Shqipërisë"- tha Tafaj.

Duke e vlerësuar si një nga pikat kryesore të agjendës së Kryeministrit Berisha, për t'i ardhur në ndihmë komuniteteve shqiptare kudo që ndodhen, Tafaj, theksoi se, ky tekst do të jetë i hartuar në nivele bashkëkohore dhe në bazë të teknologjisë së informacionit.

Ministri Tafaj, shpjegoi se shumë shpejt do të shpallet konkurs për të përzgjedhur autorët që do të hartojnë këto tekste.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Forumit të Komunitetit Shqiptar në Angli, sygjeruan futjen në sistemin shkollor të gradës së notës së gjuhës amtare. Ata kërkuan gjithashtu edhe mbështetjen e MASH-it për trajnime të të gjithë mësuesve që japin mësim në klasat shqiptare jashtë vendit.

k.k/NOA

KOMENTE