Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Brendshme: Ja situata e përmbytjeve në komunat e Shkodrës
English

Ministria e Brendshme: Ja situata e përmbytjeve në komunat e Shkodrës

Tiranë, 14 janar NOA Ministria e Brendshme deklaroi se gjatë ditës së sotme ka një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga të krijuar përmbytjet, veçanërisht në komunat Bërdicë, Guri i Zi, Qendër M.Madhe, Bushat, Dajç.

Rruga e Dajçit tashmë është bërë e kalueshme nga automjetet.

Rruga nacionale Shkodër - Tiranë, tek Harku i Berdicës është plotësisht e lirë dhe mund të qarkullohet me të gjitha llojet e automjeteve.

Në hyrje të Urës së Bunës realizohet kalimi normalisht.

Rruga Ura e Bunës - Shirokë, megjithëse ka rënie të nivelit të ujit, ende është i vështirë qarkullimi për automjetet e vogla.

Niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës ka pasur rënie në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij.

Më poshtë do të lexoni situatën e sotme në disa komuna në Shkodrër:

Komuna Dajç

Në rrugën Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajçit), niveli i ujit ka shënuar rënie të ndjeshme.

Rruga Pentar - Velipojë është e pakalueshme.

ï€ Rruga Dajç-Pentar është e kalueshme nga automjetet e larta (kamionë).

Rruga Bërdicë - Darragjat mund të kalohet me të gjitha automjetet.

Rrugët e brendshme në Qendrën e Komunës së Dajçit, për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga automjetet.

Komuna Velipojë

Ura e Gjolulit (aksi Shkodër - Velipojë) është e pakalueshme

Rruga nga Mali i Jushit - Velipojë, (rruga e vjetër) nga Bendi është e pakalueshme.

Rrugët nga qendra e komunës me të gjitha fshatrat është e kalueshme nga automjetet. (E njëjta gjë edhe për dy fshatrat Luarzë e Ças) që vazhdojnë të mbeten të përmbytura.

Komuna Berdicë

Në këtë komune qarkullimi i automjeteve është normal.

Komuna Ana e Malit

Në këtë komunë nuk ka problem për qarkullimin i automjeteve, por vetëm aksi rrugor Ana e Malit- Obot është i pakalueshëm.

Në fshatrat e kësaj komune niveli i ujit ka tendencë rënie.

Komuna Bushat

Në këtë komunë janë përmbytur, fshatrat Mali Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjetër.

Edhe në këto fshatra është normalizuar qarkullimi i automjeteve në drejtimin e segmentit Bushat Torovicë (rruga e vjetër e Lezhës).

Fshatrat e tjerë që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga permbytja.

Strukturat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera kanë janë duke punuar për realizimin e detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror për ditën e sotme 14.01.2010.

Në komunën Velipojë do të dërgohen:

15 ton miell

15 ton koncentrat

15 ton ujë

800 bukë

Për argjinaturtn e Çasit, projekti i përgatitur nga Bordi i Kullimit do të paraqitet pranë Ministrisë përkatëse për miratim.

Për argjinaturtn e Reçit do të ngrihet një grup pune nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë për të bërë verifikimin në vend dhe propozimet përkatëse për ndërhyrje.

Do të bëhet studimi për grykëderdhjen e Vilunit nga specialistet e ushtrisë për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së Dragës së ushtrisë.

Për ndërtimin e Urës pasarelë të Baks Rrjollit do të bëhet projekti përkatës nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve.

Në komunën Berdice do të dërgohen:

5 ton miell.

Në komunën Bushat do të dërgohen:

5 ton miell

4 mjete të ushtrisë për transport mallrash ushqimore

Në komunën Dajç do të dërgohen:

15 ton miell

10 ton koncentrat

10 ton ujë

Për argjinaturën e Darragjatit dërgohet grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Transporteve për të bërë verifikimin në vend dhe propozimet përkatëse për ndërhyrje.

Në Bashkinë Shkodër do të dërgohen:

3 mjete për shpërndarje 4 ton ujë, 200 pako ushqime dhe 5 ton koncentrate

Nga Drejtoria e Ujësjellësit Shkodër, inspektoriatet përkatëse dhe DSHP merren masa për klorinimin e ujit në mënyre të vazhdueshme për përdorimin e tij sipas parametrave të nevojshëm nga konsumatori.

Në Komunen Ana e Malit do të dërgohen:

10 ton miell

15 ton koncentrat të merren në Gjadër

Vihen në dispozicion të komunës 2 mjete dhe 2 fadroma të ushtrisë për ndërtimin e aksit të rrugës së Gorricës.

KOMENTE