Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa takohet me gruan që e rrëzoi, i konfirmon faljen
English

Papa takohet me gruan që e rrëzoi, i konfirmon faljen

Vatikan, 14 janar, NOA - Papa Benedikti është takuar me gruan e cila sulmoi atë gjatë meshës së Krishtlindjeve. Fjala është për një 25 vjeçare italo-zvicerane për të cilën u tha se vuan nga probleme mendore dhe që po trajtohet në një klinikë psikiatrike në

afërsi të Romës. Në meshën e Krishtlindjeve ajo i është hedhur Papës përsipër, duke i shkaktuar rrëzimin përtokë, por për fat të mirë nuk ka arritur që ta lëndonte.

Ndërkaq, mediat bëjnë me dijeni se Ati i Shenjtë i ka konfirmuar gruas së sëmurë se e ka falur për incidentin e kryer ndaj tij.

Sipas zëdhënësit katolik, Federiko Lombardi, gtuaja i ka shprehur Papës keqardhjen për sa ndodhi dhe i kërkoi faljen.

Bëhet me dijeni se në rrëmujën e shkaktuar prej hedhjes së saj, Papa e humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, por u ngrit menjëherë përsëri dhe thuhet se nuk ka pësuar asnjë lëndim prej këtij gjesti të kryer nga besimtarja. Gruaja e ndaluar më pas nga policia ka dëshmuar se ka dashur vetëm që ta përqafonte Papën dhe se nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj tij, ndërsa thuhet se ishte me të meta mendore.

n.e/NOA

KOMENTE