Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu: Greqia nuk ka për të dalë nga Eurozona
English

Papandreu: Greqia nuk ka për të dalë nga Eurozona

Athinë, 14 janar, NOA - Greqia në asnjë rast nuk mund të dalë nga Eurozona dhe as ka për t'i shtrirë dorën për ndihmë Fondit Monetar Nndërkombëtar. Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Jorgos Papandreu, gjatë një prezantimi të planit të tij për 100 ditët e ardhshme të qeverisjes, gjatë të cilave pretendon të zgjidhë problemet akute lidhur me ekonominë që ka vendi i tiij.

Detaje të këtij programi pritet të prezantohen të enjten për herë të parë në mbledhjen e sotme të qeverisë greke, ndërsa pritet t'i bëhet publik edhe Bashkimit Evropian.

Ai ka sqaruar lidhur me të, se do të merren të gjitha masat sado të ashpra që të jenë dhe me sado reagime që mund të ngjallin nga popullata.

Papandreu ka thënë më tej se detyra për nxjerrjen e Greqisë nga kriza është një punë e vështirë, por jo e paarritshme.

Megjithatë, kryeministri nuk ka dhënë detaje për strategjinë e daljes nga kriza, duke e argumentuar këtë me faktin se, siç tha, nuk ndodhej përballë gazetarëve për të komunikuar vendime që ende ndodhen në fazën e konsultimit.

Në fakt, Greqisë të paktën për këtë vit i duhet të marrë të paktën 55 miliardë euro kredi në mënyrë që të dalë nga kriza ekonomike ku është zhytur.

n.e/NOA

KOMENTE