Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, mbërrijnë dhe dorëzohen 5.7 tonë ndihma greke në Shkodër
English

Përmbytjet, mbërrijnë dhe dorëzohen 5.7 tonë ndihma greke në Shkodër

Shkodër, 14 Janar NOA - Automjete ngarkuar me ndihma humanitare për banorët e prekur nga përmbytjet e veriut të Shqipërisë, mbërritën dje nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Ndihmat u dërguan nga Ministria e Mbrojtjes së Greqisë dhe Kryqi i Kuq Grek, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Zhvillimor të Ministrisë së Jashtme (Hellenic Aid).

Këto materiale u dorëzuan mëngjesin e sotëm, në ambientet e grumbullimit të ndihmave humanitare ne aeroportin e Gjadrit në Lezhë.

Ndër materialet e dërguara si ndihmë nga Greqia, ishin një pompë me pajisjet përkatëse, shumë e vlefshme për largimin e ujërave që kanë përmbytur zonat e banuara në Shkodër, një gjenerator elektrik, por edhe ushqime, ilaçe dhe material tjetër mjekësor, me një peshë të përgjithshme prej 5.7 tonësh.

r.b/NOA

KOMENTE