Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Punëtorët e KEK-ut dhe menaxhmenti, 33 mijë euro ndihmë Shqipërisë
English

Punëtorët e KEK-ut dhe menaxhmenti, 33 mijë euro ndihmë Shqipërisë

Prishtinë, 14 Janar NOA - Të gjithë punëtorët e KEK sh..a. dhe menaxhmenti i korporatës për të ndihmuar sadopak situatën e rëndë të krijuar në veri të vendit nga reshjet e fundit, kanë vendosur t'i bashkohen iniciativës së Qeverisë së Kosovës për të ofruar mbështetje financiare për banorët e Shkodrës me rrethinë të afektuar nga situata e reshjeve.

Duke e parë situatën e rëndë që mbizotëron në këtë pjesë, kanë ndarë nga pagat e tyre shumën totale prej 33,572 Euro.

Kjo ndihmë vije pas ndihmës që KEK i ka dhënë korporatës simotër KESH duke marrë energji elektrike aq sa e duron rrjeti i transmisionit nga fundi i dhjetorit dhe gjatë janarit. KEK dhe KESH kanë bashkëpunim të shkëlqyer.

Në vazhdën e këtij bashkëpunimi KEK sh.a. ka shprehur gatishmërinë e plotë të mbetet në dispozicion për të ofruar çfarëdo mbështetje teknike ndaj KESH dhe Shqipërisë në këto momente të vështira, në mënyrë që të vazhdojë të jap ndihmën për tejkalimin e kësaj situate.

a.b/NOA

KOMENTE