English

Raul Gonzales, pranë përfundimit të karrierës

Spanjë, 14 Janar NOA - Pas Paulo Maldinit një tjetër lojtar legjendë është gati të japë dorëheqjen e tij nga sporti i futbollit dhe bëhet fjalë pikërisht për Raul Gonzales.

Kapiteni legjendar i Real Madridit sipas mediave spanjolle duket se në fund të këtij sezoni do të largohet përfundimisht nga futbolli i rëndësishëm dhe mbi të gjitha nga ekipi i tij Real Madrit.

Lojtari ka 15 vjet që luan për ekipin e "Los Blancos" madje bëhen 17 duke llogaritur dhe prezencën e tij në ekipin e të rinjve dhe me ta ai ka shënuar mbi 200 gola. Por me sa duket marrëdhëniet e tij me trajnerin Pellegrini nuk duket se janë optimale për ta rikthyer kapitenin në nivele të larta futbollistike dhe kjo është një arsye që ai mund të japë dorëheqjen.

Ky lajm akoma nuk është bërë zyrtar pasi do të ishte një bum i vërtetë për futbollin spanjoll por dhe atë ndërkombëtar.

Me një largim të mundshëm të tij nga Reali, Raul mund të shkojë të luajë në Amerikë tek ekipi i Mls duke ndjekur një rrugë të njohur nga shumë lojtar të mëdhenj.

r.b/NOA

KOMENTE