Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tafaj në Londër: Tekst të veçantë për fëmijët në emigracion dhe trajnim të mësuesve
English

Tafaj në Londër: Tekst të veçantë për fëmijët në emigracion dhe trajnim të mësuesve

Në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë, prej të cilëve 1000 janë fëmijët që mësojnë gjuhën dhe historinë e Shqipërisë në klasat shqipe

Londër, 15 Janar NOA - Një tekst të veçantë për fëmijët në emigracion dhe trajnim të mësuesve atje. Premtimin e ka bërë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj i cili mori pjesë në Forumin Botëror "Të mësuarit dhe Teknologjia" që u zhvillua në Londër me pjesëmarrjen e 75 vendeve të botës dhe Ministrave të Arsimit.

Tafaj ka shkuar në Londër, me ftesë të Sekretarit të Shtetit për Fëmijët, Shkollat dhe Familjen, të Mbretërisë së Bashkuar, Hon Ed Balls, dhe Sekretarit të Shtetit për Biznesin, Inovacionet dhe Aftësitë, Rt Hon Lord Mandelson, në Forumin Botëror për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim, që po zhvillohet në Londër, nga 11-16 janar 2010.

Forumi Botëror për Teknologjitë e Informacionit në Arsim është veprimtaria më e madhe në botë në nivelin e Ministrave të Arsimit, ku shkëmbehen mendime dhe eksperienca për strategjitë dhe politikat e zhvillimit të teknologjive në arsim.

***

Gjatë vizitës së tij në Londër, Ministri Tafaj u takua me Forumin e Komunitetit Shqiptar në Angli të përbërë nga 14 shoqata. Ata operojnë projekte të ndryshme për të gjithë komunitetin shqiptar jashtë atdheut, por kryesisht në shkollat shqipe atje.

Pasi u njoh me situatën e mësimdhënies dhe mësimnxënies të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Angli, Ministri i Arsimit dhe Shkencës premtoi shumë shpejt përgatitjen e një teksti të veçantë për nxënësit shqiptarë atje.

"Do të hartojmë me një grup ekspertësh si dhe më angazhimin e mësuesve emigrantë, një tekst të veçantë dhe të mirëfilltë të librave të Abetares dhe Historisë së Shqipërisë, për ta qenë sa më tërheqës për fëmijët që jetojnë dhe mësojnë jashtë Shqipërisë", - tha Tafaj.

Duke e vlerësuar si një nga pikat kryesore të axhendës së Kryeministrit Berisha, për ti ardhur në ndihmë komuniteteve shqiptare kudo që ndodhen, Z. Tafaj, theksoi se, ky tekst do të jetë i hartuar në nivele bashkëkohore dhe në bazë të teknologjisë së informacionit.

Ministri Tafaj, shpjegoi se shumë shpejt do të shpallet konkurs për të përzgjedhur autorët që do të hartojnë këto tekste.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Forumit të Komunitetit Shqiptar në Angli, sugjeruan futjen në sistemin shkollor të gradës së notës së gjuhës amtare. Ata kërkuan gjithashtu edhe mbështetjen e MASH-it për trajnime të të gjithë mësuesve që japin mësim në klasat shqiptare jashtë vendit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës shprehu angazhimin e tij se do të intensifikohet më tej trajnimi nga ana e specialistëve të MASH-it, për ti ardhur në ndihmë rreth 100 mësuesve shqiptarë që japin mësim në klasat shqiptare në Angli.

Në Britaninë e Madhe jetojnë rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë, prej të cilëve 1000 janë fëmijët që mësojnë gjuhën dhe historinë e Shqipërisë në klasat shqipe.

Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër, Ministri Tafaj u takua edhe me studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetet Britanike.

Duke u ndalur në pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë në Fondin e Ekselencës, z. Tafaj, theksoi objektivin e institucionit të arsimit në Shqipëri, ku çdo student shqiptar të ndjehet një student i mirëfilltë europian.

Rëndësi të veçantë Ministri Tafaj i kushtoi edhe bashkëpunimit midis Universiteteve, duke krijuar mundësinë e dhënies së leksioneve nga lektorët shqiptarë jashtë vendit në Universitetet tona, nëpërmjet video-konferencave.

e.b/r.b/NOA

KOMENTE