Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti, Topi i dërgon mesazh ngushëllimi Presidentit të Haitit
English

Tërmeti, Topi i dërgon mesazh ngushëllimi Presidentit të Haitit

Tiranë, 15 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Haitit, Rene Garsia Preval, për katastrofën që shkaktuan tërmetet në këtë vend ditët e fundit.

Në mesazh, thuhet: "I nderuar Zoti President,

Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar e tragjik që goditi Republikën e Haitit në datën 12 janar, duke shkaktuar shumë humbje jetësh, shumë të lënduar dhe dëme materiale, duke e dëmtuar seriozisht kryeqytetin dhe vendin tuaj. Më lejoni, Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju shpreh juve dhe familjeve e të afërmve të viktimave, solidaritetin me vendin tuaj dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë popullin e Haitit që u trondit nga kjo katastrofë, duke shpresuar që situata të kapërcehet sa më lehtë", - thuhet në mesazhin e ngushëllimit që Presidenti Topi i dërgoi homologut të tij të Haitit.

k.k/NOA

KOMENTE