English

Tërmeti, Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Haitit

Tiranë, 14 janar NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Haitit, Rene Garsia Preval, për katastrofën që shkaktuan tërmetet në këtë vend ditët e fundit.

"I nderuar Zoti President,

Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar e tragjik që goditi Republikën e Haitit në datën 12 janar, duke shkaktuar shumë humbje jetësh, shumë të lënduar dhe dëme materiale, duke e dëmtuar seriozisht kryeqytetin dhe vendin tuaj. Më lejoni, Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju shpreh Juve dhe familjeve e të afërmve të viktimave, solidaritetin me vendin tuaj dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë popullin e Haitit që u trondit nga kjo katastrofë, duke shpresuar që situata të kapërcehet sa më lehtë" thuhej në mesazhin e ngushëllimit që Presidenti Topi i dërgoi homologut të tij të Haitit.

k.k/NOA

KOMENTE