Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asambleja e PS, Edi Rama: Qeveria duhet të bjerë, ja arsyet
English

Asambleja e PS, Edi Rama: Qeveria duhet të bjerë, ja arsyet

Tiranë, 17 janar NOA - Kjo qeveri duhet të bjerë pasi ekzistojnë të gjitha arsyet pse ajo nuk duhet të jetë në krye të vendit, ishte kërkesa që shtroi që në fillim të fjalës së tij pak çaste më parë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Z.Rama po mban një fjalim në mbledhjen e Asamblesë së PS ku më herët foli Ben Blushi i cili tha se hyrja në Kuvend tashmë është e pashmangshme pasi nuk ekzistojnë më arsye për të vazhduar bojkotin,

Në të kundërt me atë që tha z.Blushi, z.Rama vlerësoi se ka shumë arsye që kjo qeveri duhet të rrëzohet dhe protestat të vazhdojnë.

"Të shfrytëzojmë mundësinë e fundit që kemi ende për të fituar lirinë, pasi janë grabitur zgjedhjet, gjykatat janë strukur në frikë dhe në korrupsion, liria e medias është cenuar nga kërbaçi ose kulaçi i qeverisë, opozita është shpallur aleancë punisto-mafioze dhe Shkodra është përmbytur nga llumi i korrupsionit".

Në këtë pikë, Rama shtroi pyetjen se çfarë duhet të ndodhë akoma që të mos ketë një tjetër Gërdec dhe të mos shkatërrohen më qindra milionë euro si në Kalimash, të përmbyten sipërfaqe katër herë më të mëdha se Tirana.

Këtu, z.Rama kërkoi që të rinisin protestat qytetare

***

Një ndër emrat kryesorë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste, deputeti Ben Blushi, në fjalën e tij i vuri theksin çështjes së bojkotit parlamentar, duke kërkuar që Asambleja e kësaj partie që po i vazhdon punimet, të shtrojë për diskutim pas çështjes së përmbytjeve edhe atë të rikthimit të opozitës në parlament.

Ben Blushi e mori fjalën fill pas Ruçit në mbledhjen e Asamblesë duke kërkuar që rendi i ditës të ketë si pikë të saj sot edhe bojkotin ende në fuqi.

"Pasi të përfundojnë diskutime për përmbytjen dhe situatën që u krijua prej tyre, në rendin e ditës duhet të jetë edhe bojkoti i parlamentit dhe hapat e tjerë që do të duhet të marrim në vazhdim", - deklaroi Blushi.

"Ne duhet të bëjmë një bilanc të rreth gjashtë muajve të fundit dhe të dalim me një vendim pasi arsyet për të bojkotuar parlamentin nuk janë më të justifikueshme", - deklaroi z.Blushi.

***

Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste i ka çelur kryetari i kësaj asambleje Gramoz Ruçi, i cili u ndal në përmbytjet e ndodhura në Shkodër dhe Lezhë, duke akuzuar qeverinë se ajo ishte fajtore dhe jo situata e motit që solli emergjencën humanitare.

"Qeveria e paaftë, ishte ajo që solli dëmin e madh për shkodranët", - deklaroi Ruçi kurse shtoi: "Përmbytjet erdhën pasi argjinaturat e lumenjve nuk i ka Zoti në dorë, por i pazoti, se kanalet e kullimit nuk i la Zoti të papasatruara por i lanë të pazotët, sepse inertet tek lumenjtë nuk i la Zoti por i lanë të pazotët, që janë Sali Berisha me njerëzit e tij".

Në fjalën e tij, Ruçi ka shprehur dhe admirimin siç u shpreh, për banorët që përballuan këtë katastrofë.

Më tej, z.Ruçi tha se Partia Socialiste, solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytjet", kurse vuri në dukje se deputetët socialistë, dhanë kontribut të çmuar në Shkodër".

***

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nisi sot punimet duke pasur në qendër të saj, çështjen ende aktuale të situatës së emergjencës humanitare të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë por edhe situatën politike që lidhet me përplasjet që PS ka me qeverinë lidhur me votimet e 28 qershorit.

Lëvizja për Mendimin Ndryshe po merr pjesë në këtë asamble dhe pritet të flasin emra të njohur të saj si Ben Blushi.

Në fund të mbledhjes pritet të flasë dhe kryetari i PS, Edi Rama kurse është paralajmëruar edhe një qëndrim zyrtar lidhur me çështjen e bojkotit të Parlamentit që ende po vazhdon.

e.r/NOA

KOMENTE