Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asambleja e PS, Ruçi: Fajin për përmbytjet e ka qeveria dhe jo moti
English

Asambleja e PS, Ruçi: Fajin për përmbytjet e ka qeveria dhe jo moti

Tiranë, 17 janar NOA - Punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste i ka çelur kryetari i kësaj asambleje Gramoz Ruçi, i cili u ndal në përmbytjet e ndodhura në Shkodër dhe Lezhë, duke akuzuar qeverinë se ajo ishte fajtore dhe jo situata e motit që solli emergjencën humanitare.

"Qeveria e paaftë, ishte ajo që solli dëmin e madh për shkodranët", - deklaroi Ruçi kurse shtoi: "Përmbytjet erdhën pasi argjinaturat e lumenjve nuk i ka Zoti në dorë, por i pazoti, se kanalet e kullimit nuk i la Zoti të papasatruara por i lanë të pazotët, sepse inertet tek lumenjtë nuk i la Zoti por i lanë të pazotët, që janë Sali Berisha me njerëzit e tij".

Në fjalën e tij, Ruçi ka shprehur dhe admirimin siç u shpreh, për banorët që përballuan këtë katastrofë.

Më tej, z.Ruçi tha se Partia Socialiste, solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytjet", kurse vuri në dukje se deputetët socialistë, dhanë kontribut të çmuar në Shkodër".

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nisi sot punimet duke pasur në qendër të saj, çështjen ende aktuale të situatës së emergjencës humanitare të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë por edhe situatën politike që lidhet me përplasjet që PS ka me qeverinë lidhur me votimet e 28 qershorit.

Lëvizja për Mendimin Ndryshe po merr pjesë në këtë asamble dhe pritet të flasin emra të njohur të saj si Ben Blushi.

Në fund të mbledhjes pritet të flasë dhe kryetari i PS, Edi Rama kurse është paralajmëruar edhe një qëndrim zyrtar lidhur me çështjen e bojkotit të Parlamentit që ende po vazhdon.

e.r/NOA

KOMENTE