English

Reagimi zyrtar i Albanian Airlines: Fajin e ka Air Sllovakia

Nisen për Bolonjë, "bien" në Bratislavë

Mesdita i çon në Bolonjë 110 pasagjerët

Avioni: MPPTT: Ja dokumentet

Tiranë, 17 Janar NOA - "Kompania Albanian Airlines nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së Dielës dhe mbetet e paqartë për shkaqet që çuan në devijimin e fluturimit të Tiranës për në Bolonjë i cili përfundoi në Bratislavë".

Pohimin e dha zyrtarisht pak çaste më parë në një prononcim për agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, Enkela Hadëri, shefe e marketingut dhe relacioneve me publikun në kompaninë "Albanian Airlines".

Ajo sqaroi se "dy kapitenët dhe stjuardesat janë nga Sllovakia dhe sqaroi se avioni ka devijuar për në Bratislavë, por ne nuk e dijmë arsyen pse ndodhi kjo".

Zyrtarja e "Albanian Airlines" i tha agjencisë NOA se "avioni është në pronësi të kompanisë ajrore sllovake "Air Slovakia" dhe është në shërbim dhe punon për llogari të kompanisë ajrore "Albanian Airlines Mak", prej gati 3 muajsh në bazë të një kontrate "Wet Lease".

Zyrtarja e kompanisë i tha NOA-s ekuipazhi dhe mbulimi i sigurisë operacionale i takon Autoritetit Rregullator te Republikës se Sllovakisë dhe se vetë "Albanian Airlines Mak", nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përgjegjësi mbi këtë incident.

Lidhur me deklarimet e udhëtarëve referuar citimeve të pilotëve dhe stjuardesave se pagesat e pakryera janë shkak, zyrtarja e "Albanian Airlines Mak" i tha NOA-s se konform kontratave, asnjë debit nuk ka "Albanian Airlines Mak", ndaj kompanisë të cilës i ka marrë në përdorim avionin dhe theksoi se të gjitha pagesat janë kryer në kohë.

Zyrtarja e kompanisë "Albanian Airlines Mak", tha se po merren masa për të mundësuar që sa më shpejt, pasagjerët të nisen drejt Bolonjës.

e.r/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Nisen për Bolonjë, "bien" në Bratislavë

Mesdita i çon në Bolonjë 110 pasagjerët

Avioni: MPPTT: Ja dokumentet

KOMENTE