English

Reagon Prifti: Në Asamblenë e PS kishte shpifje, ftoj Ramën në debat ballë për ballë

Tiranë, 17 janar NOA - Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti vetëm pak orë pas mbarimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, doli në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës reagoi për akuzat e hedhura mbi të si një nga përgjegjësit kryesor për përmbytjet në Shkodër.

"Në Asamble u bë një monolog shpifjes. U thanë akuza të pabazuara për punën e atyre që kanë bërë menaxhimin e situatës në veri" tha ministri Prifti i cili shtoi se të dhënat e përdorura në asamblenë e PS-së nuk janë konfidenciale, por janë të dhënat që janë bërë publike nga grupi i punës që ka bërë menaxhimin e situatës.

Gjatë deklaratës së sotme, Prifti theksoi se i ka bërë ftesë Ramës për debat publik ballë për ballë ndërsa shtoi se ripërsërit ftesën për debat.

Ministri, Dritan Prifti ka hedhur poshtë akuzat e bëra disa ditë më parë nga deputeti i opozitës Taulant Balla i cili tha se ministri ndodhej më pushime në Turqi në kohën kur veriu notonte. "Bileta e publikuar në media është e falsifikuar. Kanë falsifikuar oraret dhe klasin. Kam qenë në Turqi, por i kam dhënë porosi zëvendëskryeministrit kur s'kam qenë në Shqipëri për menaxhimin e situatës. Kam qenë në Turqi për arsye familjare shëndetësore" deklaroi ministri.

Më tej Prifti është ndalur te akuzat që ka hedhur deputetit të PS-së, Erjon Braçe i cili tha se janë fshehur të dhënat për HEC-et në datën 27 dhjetor duke i quajtur ato shpifje.

"Kam ngritur grup pune më 8 nëntor. Kam paralajmëruar situatën në 26 dhjetor.

27 dhjetorin e ka fshehur Braçe. Më 27 dhjetor prurjet kanë shkuar mbi 1100 metër kub në sekondë" tha ministri Prifti duke quajtur shpifje deklaratën në Asamble për mos ngritjen e komisionit.

k.k/NOA

KOMENTE