Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali me avionin e Albanian Airlines, reagon MPPTT: Po marrim masat tona
English

Skandali me avionin e Albanian Airlines, reagon MPPTT: Po marrim masat tona

Tiranë, 17 Janar NOA - Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit deklaroi sonte se nga njoftimet paraprake që ka pasur me Departamentin Operacional te Kompanisë Ajrore "Albanian Airlines" për Fluturimin e datës 17/01/2010, Avioni i Tipit Boeing 737/300 me shenjë regjistrimi OM-ASD, me numër fluturimi LV 226 dhe me destinacion Bologna (Itali), është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza", në orën 16:31 sipas orës lokale dhe është ulur në aeroportin e Bratislavës - Republika Sllovake.

MPPTT thotë se deri në momentin e daljes nga hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë, avioni ka fluturuar sipas planit të aprovuar të fluturimit nga autoritetet shqiptare me destinacion Bolonjën.

Avioni është në pronësi të Kompanisë Ajrore Sllovake "Air Slovakia" dhe është në shërbim dhe punon për llogari të Kompanisë ajrore "Albanian Airlines Mak'' prej gati 3 muajsh në bazë të një kontrate "Wet Lease' - sipas të cilës avioni, ekuipazhi dhe mbulimi i sigurisë operacionale i takon Autoritetit Rregullator te Republikës se Sllovakisë.

Avioni ka 110 pasagjerë në bord. Të 110 pasagjeret e avionit, për momentin, janë akomoduar ne ambientet e aeroportit të Bratislavës, - konfirmon MPPTT.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil autorizoi Kompaninë Ajrore "Albanian Airlines Mak", pas kërkesës së kësaj të fundit, për të organizuar një fluturim extra për të transportuar pasagjerët nga Aeroporti i Bratislaves ku ndodhen aktualisht për në Aeroportin e Bolonjës".

MPPTT thotë se DPAC ka ngritur grupin e punës dhe po verifikon ngjarjen.

e.r/NOA

Detajet, çfarë ka ndodhur: Skandal me Albanian Airlines, udhëtarët për Bolonjë përfundojnë në Bratislavë

KOMENTE