English

Autostrada Morinë-Prishtinë- Merdarë, shpallet oferta më e mirë

Prishtinë, 18 janar, NOA - Sot shpallet oferta më e mirë për ndërtimin e autostradës Morinë-Prishtinë-Merdarë. Lajmi bëhet me dijeni nga Komiteti Ndërministror i Kosovës, i caktuar për ndërtimin e kësaj autostrade, e cila në vetvete do të jetë vijim i autostradës Durrës-Kukës. Nga ana e tij, këshilltari i ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Mevludin Krasniqi, është shprehur se sot nuk do të shpallet fituesi i autostradës, por shpallet oferta më e mirë. Sipas tij, kjo nënkupton që me ofertuesin më të mirë do të fillojnë negociatat për kontratë.

"Komisioni vlerësues teknik e financiar dhe kompania konsulente, kanë kryer punën e vet dhe sot ky komision paraqet një raport para komitetit. Komiteti pastaj merr një vendim për hapat e mëtutjeshëm", tha ai. Kompanitë konkurruese për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare janë kompania "Alpine" nga Austria, kompania amerikano-turke "Bechtel & Enka", "Makyol" nga Turqia, "Pizzaroti" nga Italia, "Porr" nga Austria, "Strabag" nga Austria, dhe "Terna" nga Greqia.

n.e/NOA

KOMENTE