Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del sot nga burgu atentatori i para 30 viteve i Papa Gjon Palit
English

Del sot nga burgu atentatori i para 30 viteve i Papa Gjon Palit

Ankara, 18 janar, NOA - Mehmet Ali Agxha, i cili shtiu dhe plagosi me armë zjarri papa Gjon Palin e Dytë më 13 maj të vitit 1981 në Romë pritet që të dalë sot nga burgu. Ai lirohet pas gati 30 viteve vuajtje dënimi për atentatin ndaj Papës, akt që bëri aq shumë bujë në atë periudhë. Tani Mehmet Ali Agxha është 52 vjeçar dhe pritet të lirohet sot nga burgu i sigurisë së lartë afër kryeqytetit turk, Ankara.

Në fakt, Mehmet Ali Agxha u lirua më 12 shkurt të vitit 2006 pasi kaloi pesë vjet e gjysmë në burgun Kartal në Stamboll, por disa ditë më vonë ai sërish u arrestua.

Agxha thuhej se ishte militant i ndërlidhur me partinë e djathtë ekstreme, Ujqërit Gri të Turqisë, kur në moshën 23-vjeçare hapi zjarr ndaj Papës më 13 maj të vitit 1981 në Sheshin e Shën-Pjetrit në Romë.

Motivi i qartë për sulmin ende nuk dihet mirë, ndërsa ai pak vite më parë kërkoi leje që të dalë nga burgu për të kërkuar punë.

Ali Agxha i dërgoi për këtë letër ministrisë së Drejtësisë turke, ndërsa ligji në këtë vend u lejon të burgosurve, të cilëve u mbetet një muaj deri në skadimin e aktdënimit të dalin për të kërkuar punë gjatë ditës dhe në mbrëmje të kthehen në burg.

n.e/NOA

KOMENTE