Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Devijimi i avionit, ZMK: Ishte një rrëmbim, pasagjerët u morën peng
English

Devijimi i avionit, ZMK: Ishte një rrëmbim, pasagjerët u morën peng

Tiranë, 18 janar NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve (ZMK), e konsideron ngjarjen e djeshme të devijimit të avionit me 110 pasagjerë që shkonin në Bolonjë dhe përfunduan në Bratislavë, si një rrëmbim të mirëfilltë dhe kërkon nga organet hetimore shqiptare të procedojnë mbi bazën e kësaj vepre penale.

"Duke iu referuar legjislacionit shqiptar, dhe përkatësisht Kodit Penal Pjesës së Posaçme, Seksioni VII, Vepra Penale kundër Lirisë së Personit, kjo ngjarje i ka të gjitha gjasat që të vlerësohet si një vepër penale e rrëmbimit dhe pengmarrjes së personit", - i tha agjencisë NOA, Avokat Altin Goxhaj, drejtor i ZMK.

Ai tha se ZMK pret që Prokuroria e Tiranës të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të hetuar dhe proçeduar penalisht këtë rast, edhe si një nevojë parandaluese e rasteve të tjera në të ardhmen.

Goxhaj sqaroi se është depozituar një kërkesë-padi në Prokurorinë e Tiranës, në cilësinë e organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve të njohur nga Kodi Civil dhe Ligji Nr.9902, datë 17.4.2008 për Mbrojtjen e Konsumatorëve, mbi rastin e devijimit të udhëtimit të avionit të kompanisë Albanian Airlines nga destinacioni Bolonjë në Bratislave në dt. 17 Janar 2010, avion i nisur nga Aeroporti i Rinasit me 110 pasagjerë.

Sipas ZMK devijimi i udhëtimit të avionit të kompanise Albanian Airlines nga destinacioni Bolonjë për në Bratislave avion i nisur nga Aeroporti i Rinasit me 110 pasagjerë, përbën vepër penale referuar Kodit Penal Pjesës së Posaçme, Seksioni VII, Vepra Penale kundër Lirisë së Personit.

"Të gjitha të dhënat e publikuara deri më tani nga media duke iu referuar prononcimeve të pasagjerëve në organet e medias, të përfaqësuesve të Aviacionit Civili Shqiptar, të Ministrisë së Jashtme dhe të personelit diplomatik shqiptar në Bratislavë, të përfaqësuesve të Kompanisë Albanian Arilines, vërtetojnë se devijimi i udhëtimit me 110 pasagjerë ka ardhur si pasojë e qëllimit të personelit drejtues të avionit për të ushtruar presion financiar dhe shprehur pakënaqësi ndaj kompanisë së vet", - thuhet në kërkesë-padinë e ZMK.

Ky motiv që ka sjellë devijimin e fluturimit të avionit me rreth 110 pasagjerë, - theksohet në kërkesë padi, është një rrëmbim i pastër i avionit dhe mbajtje peng e tyre me qëllim rritjen e shkallës së presionit ndaj kompanisë për motive financiare.

"Devijimi i udhëtimit ka sjellë pasoja të rënda për pasagjerët pasi ata nuk dispononin të gjithë dokumentet e duhura zyrtare për qëndrim në Bratislavë çka ka sjellë që një pjesë e tyre të përballeshin me një izolim të ri në kuadër të rregullave dhe proçedurave të tranzitit në Aeroportin e Bratislavës", - vijon kërkesë padia.

Duke iu referuar legjislacionit shqiptar, dhe përkatësisht Kodit Penal Pjesës së Posaçme, Seksioni VII, Vepra Penale kundër Lirisë së Personit, kjo ngjarje i ka të gjitha gjasat që të vlerësohet si një vepër penale e rrëmbimit dhe pengmarrjes së personit, - thekson kryetari i ZMK, Goxhaj.

d.xh/NOA

KOMENTE