English

Filmi "Avatar" rrëmben Globin e Artë për dramën dhe regjinë

Uashington, 18 janar, NOA - Filmi "Avatar", i cili po njeh shifra marramendëse të fitimit gjatë javëve të fundit, ka arritur të fitojë çmimin më të mirë për dramë "Globi i Artë". Filmi i njohur fantastiko-shkencor i cili ka për regjisor të tij, James Cameroun, gjithashtu e fitoi çmimin për regjinë më të mirë në një ceremoni të posaçme të ndarjes së çmimeve në Beverly Hills të Kalifornisë.

Bëhet me dijeni se ky film i ka rrëmbyer aq shumë shikuesit amerikanë saqë vazhdon të qëndrojë në krye të klasifikimit për të pestën javë rresht.

Përllogaritet se premiera e realizuar deri tani nga regjisori i famshëm James Cameroun ka fituar 1.6 miliardë dollarë.

Vetëm gjatë fundjavës së fundit, ky film arriti të fitonte në total 41 milionë dollarë.

n.e/NOA

KOMENTE