Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kabul, Betimi i qeverisë së re shoqërohet me shpërthime
English

Kabul, Betimi i qeverisë së re shoqërohet me shpërthime

Kabul 18 janar NOA - Një skuadër kryengritësish talibanë sulmuar sot rreth orës 9 të mëngjesit (5,30 sipas orës tonë lokale) qendrën e Kabulit.

Sulmi u shoqërua njëkohësisht me shpërthime eksplozivi.

Një raketë goditi edhe hotelin Serena në Kabul, ku aktualisht ka shume gazetarë e shtetas të huaj.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Andrea Angeli, pati shkëmbime zjarri të përgjakshme midis talibanëve dhe forcave të sigurisë afgane .

Sipas agjencisë afgane të lajmeve Pajhëok sulmi, ndodhi ditën që ishte caktuar ceremonia e betimit të 14 ministrave të qeverisë së Presidentit Hamid Karzai, në zonën e njohur Pakhtoonistan, ku ndodhen banka, Ministria e Financave dhe Banka Qendrore. Sipas informacioneve paraprake, të paktën tre kamikazë kanë hyrë në supermarketin Faroshgah-e-Bozurg, 500 metra larg pallatit presidencial ku pati dy shpërthime, ndërsa një shpërthim tjetër ka mbuluar gjithashtu Ministrinë e Drejtësisë. Shumë civilë po largohen nga qendra e kryeqytetit afgan për të shmangur shkëmbimeve të zjarrit.

Kishte për më shumë se një vit që Kabuli nuk kishte pësuar një sulm të kësaj përmase. Të dhënat zyrtare flasin për dhjetë të vdekur e rreth dyzet vetë të plagosur.

Ndërmjet viktimave, tre ishin civilë dhe midis tyre një fëmijë.

Gjithashtu kanë vdekur shtatë nga kryengritësit talibanë.

KOMENTE