Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga 4 kosovarëve, tentuan të udhëtonin drejt Italisë me dokumente false
English

Pranga 4 kosovarëve, tentuan të udhëtonin drejt Italisë me dokumente false

Durrës, 18 janar NOA - Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuar gjatë ditës së djeshme katër kosovarë pasi kanë tentuar të udhëtojnë jashtë shtetit me dokumente false.

Shkodran Kryeziu, 22-vjeç, lindur në Gjakove e banues në fshatin Rugove, në Kosovë, është arrestuar dje pasi dy ditë më parë është kapur në flagrancë teksa po tentonte të udhëtonte në mënyrë të paligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, me një leje qëndrimi gjermane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjithashtu është arrestuar Miftar Limani, 20-vjeç nga Kosova, pasi dje është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të paligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, me një leje qëndrimi gjermane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Burime nga policia thanë se një tjetër kosovar, 37-vjeçari Ambroz Lucia, është kapur në flagrancë pasi tentoi të udhëtonte drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, me një leje qëndrimi zvicerane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Për të njëjtin motiv si bashkatdhetarët e tij është arrestuar edhe 44-vjeçaro Ganimet Gashi.

k.k/NOA

KOMENTE