English

Prapaskenat, në pritje të supersfidës Milan Inter

Itali, 18 Janar NOA - Ditën e diel në mbrëmje do të luhet supersfida misis dy ekipeve kryesuese të kampionatit italian të Seria A ajo ndërmjet Interit të Mourinjos dhe Milanit të Leonardos.

Për momentin ekipi kuq e zi i Milanit po kalon një periudhë të shkëlqyer ku në 9 ndeshje ka arritur të marrë 8 fitore dhe ka krijuar një vazhdimësi në rezultatet pozitive duke iu afruar ekipit kryesues të Interit me vetëm 6 pikë ku Milan kujtojmë që ka dhe një ndeshje të prapambetur me ekipin e Fiorentinës.

Me fitoren e këtyre dy ndeshjeve ekipi kuq e zi barazohet me pikë me Interin. Ekipi i Mourinjos nuk po kalon një moment të mirë ku në dy ndeshjet e fundit ka hasur vështirësi në lojën e saj, ku me Barin arriti të barazonte 2 me 2 ndërsa me Sienën arriti të fitonte vetëm minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo ndeshje do të dhurojë dhe sfidën midis dy trajnerëve më të mirë për momentin në Seria A atë midis Leonardos dhe Mourinjos.

Çdo gjë mbetet për tu partë vetëm në fushën e lojës se si do të përfundojë kjo sfidë e kush nga trajnerët do të dalë fitimtar.

r.b/NOA

KOMENTE