Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca për përmbytjet, Berisha: Operacionet e suksesshme, opozita shpifi
English

Seanca për përmbytjet, Berisha: Operacionet e suksesshme, opozita shpifi

Tiranë, 18 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur i pari fjalimin në seancën Parlamentare të jashtëzakonshme për përmbytjet në rrethinat e Shkodrës, ku u shpreh se qeveria bëri maksimumin për të kapërcyer situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër duke mos humbur asnjë jetë njeriu.

Por Berisha nuk la pa përmendur edhe qëndrimin e opozitës përballë kësaj fatkeqësie natyrore që sipas tij opozitarët qajnë përbrenda se nuk pati asnjë humbje jete.

Qëndrimin e PS-së, kreu i qeverisë e quajti të ulët pasi sipas tij ata shpifën.

Berisha deklaroi se në fundin e dhjetorit dhe në fill të janarit pati reshje të shumta të cilat patën përqendrimin maksimal në të gjithë veriun e Shqipërisë nga ana tjetër një dalje të paparë e detit dhe vërshimi i tij në zonën e ultësirës bregdetare te qarqeve Kurbin dhe Shkodër.

Sipas Berishës katastrofa ndodhi për shkaqe natyrore dhe një gjë e tillë ndodh njëherë në 100 vjet.

"Në këtë situatë qeveria, sipërmarrja energjetike, autoritete vendore, të Shkodrës prefektura, bashkia, qarku, komunat u gjendën që të gjitha në një shkallë angazhimi maksimal u bënë të gjitha përpjekjet që të fitohej kohë u bënë të gjitha përpjekjet që kjo fatkeqësi të mos shkaktonte dëme në njerëz.

U përcaktua shpëtimi i njerëzve në raportimet e tyre direkte nga zonat më të rrezikua.

Njërezit dhanë mendime, sugjerime, opinione shumë të vyera për kapërcimin e saj por nga ana tjetër dua të them se të gjitha spekulimet që bëhen përsa i përket menaxhimit janë amorale dhe të ulta.

Ata të cilët çirreshin "larg duart politika," dua tu them dritëshkurtër.

Aty ku jetët e shqiptarëve janë në rrezik aty politika është më aktive për t'i shpëtuar, të mos mendojë këtë se digat dhe kaskada është pronë personale e tyre.

Është bërë përpjekja që t'i jepej kohë e nevojshme që qytetarët të mblidhnin për evakuimin, uji nuk shkaktoi asnjë viktimë, dhe ata qajnë me lot nga brenda se kjo nuk ndodhi nuk kam si i kuptoj ndryshe këto qëndrime mbi të cilët përpiqen me çdo kusht të shpifin të trillojnë duke bërë edhe budallain" deklaroi sot në Kuvend Berisha.

Berisha i quajti shpifje deklaratat e socialisteve se digat u mbajtën të mbushura pasi Berisha donte të shiste energji me çmim më të shtrenjtë.

Më tej në fjalën e tij Berisha falënderoi të gjithë deputetët e PD-së dhe të gjitha institucionet shtetërore që u sensibilizuan dhe dhanë kontributin e tyre gjatë dy javëve të katastrofës si dhe qytetarët shqiptarë që u bashkuan për të ndihmuar Shkodrën.

Gjithashtu Berisha shprehu mirënjohje edhe për vendet fqinje që ndihmuan veriun e vendit.

Ndërkohë që kreu i qeverisë deklaroi sot se operacioni për kapërcimin e situatës përfundoi me sukses, ndërsa u shpreh se qeveria do të vazhdojë angazhimin e saj edhe as përmbytjes për të kompensuar një më një të gjithë banorët e dëmtuar.

"Qeveria merr përsipër që këtë fatkeqësi ta shndërrojë në mundësi të mëdha për qytetin. Më shumë investime të mëdha do të kryen në diga" tha Berisha

k.k/NOA

KOMENTE