Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, hetim devijimit të avionit
English

Tiranë, hetim devijimit të avionit

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 18 janar NOA - Autoritetet Shqiptare të Aviacionit Civil kanë nisur një investigim për të mësuar shkaqet që çuan devijimin e avionit, i cili u nis pasditen e të dielës nga aeroporti i "Nënë Tereza" në Tiranë, për të fluturuar drejt Bolonjës, por ndryshoi rrugën duke u ulur në aeroportin e Bratislavës.

Të 110 pasagjerët shqiptarë kanë qëndruar për 24 orë në aeroport dhe më pas janë akomoduar në një hotel, nga kompania Albania Airlines.

Sipas të dhënave zyrtare, pasagjerët pritet të nisen rreth orë 15 drejt Bolonjës, nëpërmjet një avioni çarter që kompania ka vënë në dispozicion. Ndërkohë, pas kësaj që ndodhi, secili prej pasagjerëve ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.

Drejtori i Aviacionit Civil në Tiranë, Ervin Mazniku shprehet se nuk ka ende një informacion zyrtarë rreth shkaqeve që çuan devijimin e fluturimit, nga aviacionin civil sllovak, i cili është përgjegjës për këtë situatë.

Megjithatë sipas tij, që nga dita e djeshme kur lajmi u bë publikë, drejtoria ka nisur një investigim për të zbardhur shkaqet e kësaj problematike.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i kompanisë Albania Airlines, Ilir Kushgjini ka pohuar se vendimi për të devijuar rrugën ka qenë vetëm I dy pilotëve të avionit, për arsye teknike. Sipas tij kompania shqiptare e fluturimit pritet të nisë një procedim gjyqësore ndaj kompanisë Air Skllovakia, në varësi të të cilës është avioni si dhe dy pilotët.

Por sërish situata mbetet e paqartë pasi avioni kishte hyrë në territorin italian, në kohën kur pilotët vendosën të devijojnë fluturimin, nga Italia drejt Sllovakisë. Kjo mbetet pista e vetme e investigimit në të cilën nuk përjashtohen problemet që pilotët mund të kenë pasur me kompaninë e tyre.

r.l/NOA

KOMENTE