English

Arrestohet vrasësi i mësueses 70-vjeçare, rezultonte të ishte me probleme mendore

Fier, 20 janar, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë arrestuar sot në flagrancë 35-vjeçarin Fabian Çelniku, si i dyshuar kryesor për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në qytetin e Fierit para dy ditësh.

Kjo e fundit mbante emrin Myrvete Habilaj dhe u gjet para filialit të postës në qendër të Fierit, dikur me profesionin e mësueses, por që tani vuante nga problemet mendore, dikur mësuese.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i arrestuari Çelniku pas një grindje të çastit me gruan e moshuar në rrugë, e ka qëlluar atë duke e lënë të vdekur. Fillimisht, për gruan u dyshua se kishte ndërruar jetë për shkak të të ftohtit, por pas ekspertizës rezultoi se e moshuara është goditur me thikë dhe sende të forta në kokë dhe trup.

Ndërkaq, 35-vjeçari rezultonte të ketë probleme mendore dhe jetonte rrugëve të qytetit të Fierit.

n.e/NOA

KOMENTE