Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avioni me 100 pasagjerë i Albania Airlines , ulje të detyrueshme në Rinas
English

Avioni me 100 pasagjerë i "Albania Airlines", ulje të detyrueshme në Rinas

Tiranë, 20 Janar NOA - Avioni i linjës Tiranë-Torino, i kompanisë "Albania Airlines", me të cilin po udhëtonin 100 pasagjerë, ka bërë ulje të detyruar sot pasdite, pas 70 minutash fluturimi në ajër.

Lajmi u bë i ditur përmes telefonatave nga disa pasagjerë dhe u konfirmua për agjencinë NOA nga burime zyrtare të aeroportit të Tiranës, "Nënë Tereza" në Rinas.

Kështu, brenda katër ditëve shënohet incidenti i dytë ajror, me linjat e fluturimit të kompanisë "Albania Airlines".

Sipas pasagjerëve, avioni është nisur me 2 orë vonesë dhe më pas nuk ka përfunduar në destinacion.

Autoritetet e kompanisë ajrore "Albania Airlines", kanë shpjeguar se ulja ka qene e detyruar për shkak të një defekti.

Ndërkaq mësohet se pas uljes në Rinas, shëndeti i të gjithë pasagjerëve ka qenë i mirë. Këta të fundit kanë kërkuar shpjegim për këtë incident, si dhe t'u vihej në dispozicion një tjetër avion për të shkuar në destinacion.

e.r/NOA

KOMENTE