English

Galaktikët e Real-it në Tiranë, policia garanton siguri maksimale

Tiranë, 20 janar, NOA - Mbërritja e galaktikëve, ashtu siç tifozët janë mësuar të thërrasin lojtarët më të paguar në botë, ata të ekipit të Real Madridit, ka "elektrizuar" jo vetëm ata, por edhe forcat policore. Në një njoftim të Policisë së Tiranës, bëhet me dijeni se kjo e fundit ka angazhuar të gjitha forcat e saj për të siguruar një atmosferë sa më të qetë për ndeshjen e sotme mes ekipit të "Real Madridit" dhe "Gramozit", e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin "Qemal Stafa".

Bëhet me dijeni se në funksion të saj, policia do të ndalojë parkimin e të gjitha automjeteve përreth stadiumit, sheshit "Italia", Sheshit "Nënë Tereza" duke filluar nga ora 08.00 e mëngjesit deri në përfundim të këtij aktiviteti.

Po ashtu, nga ora 15.00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugët drejt stadiumit "Qemal Stafa" dhe përreth tij, si : rruga "Lek Dukagjini" dhe "Dervish Hima" në kryqëzimin me rrugën "Asim Zeneli".

n.e/NOA

KOMENTE