Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Institucionalizimi ndërkombëtar i krizës politike
English

Institucionalizimi ndërkombëtar i krizës politike

Projekt-rezoluta e Këshillit të Evropës mbi krizën politike në Shqipëri ka rikthyer debatin mbi institucionalizimin ndërkombëtar të krizës politike dhe nevojën e zgjidhjes urgjente të saj. Projektraporti i jep shanse opozitës të gjejë një rrugëzgjidhje për kërkesat e saj, ndërkohë që përqendron shpresat tek autoriteti i Presidentit të Republikës

Mero Baze*

Kriza politike shqiptare është kthyer tani në një axhendë të institucioneve evropiane. Projektraporti i Këshillit të Evropës, mbi gjendjen e institucioneve demokratike në Shqipëri e përshkruan Shqipërinë në prag të destabilizimit dhe bën thirrje për një zgjidhje urgjente të krizës politike.

Projektraporti pritet t'i propozojë Parlamentit të këshillit të Evropës, të ngrihet një Komision hetimor për zgjedhjet e 28 Qershorit, të fuqizohet roli i Presidentit Topi si negociator dhe të hapet kështu rruga për rikthimin e opozitës në parlament.

Pavarësisht mënyrës se si qeveria po reagon ndaj kësaj projekt-rezolute, është e sigurt se ajo është ndjerë keq nga fakti se kriza politike, të cilën Berisha ka dashur ta injorojë, tani është kthyer në axhendë të institucioneve më të rëndësishme politike evropiane.

Kjo natyrisht është një goditje për mënyrën se si Berisha ka dashur të anashkalojë këtë krizë, duke u marrë me elementë anësorë dhe duke personalizuar betejën me liderin e opozitës. Tanimë Berisha ka dy rrugë.

E para të pranojë projekt-rezolutën dhe të ulet në bisedime me zotin Rama, dhe e dyta të nisë miliona euro në adresë të lobistëve të vet dhe të ndryshojë projekt-rezolutën në sesionin e parlamentit që mbahet javën e ardhshme. Rruga e parë, do të ishte më dinjitoze, pasi do t'i rikthente autoritetin e humbur politikës shqiptare dhe do ta shpëtonte vendin nga një përplasje, e cila mund t'u kushtojë rëndë të gjitha palëve.

Rruga e dytë, ajo e aktivizimit të milionave të zeza për të lobuar kundër projekt-rezolutës në Stasburg, do të mund t'i japë Berishës ndonjë koncesion të përkohshëm, por do ta acarojë dhe më keq krizën politike këtu. Rekomandimet e grupit të reporterëve, të cilat fokusohen te gjetja e gjuhës së përbashkët dhe roli i forcuar i presidentit Topi, janë rekomandime që kanë të bëjnë me krijimin e një demokracie funksionale në vend dhe rikthimin e autoritetit të institucioneve.

Duke parandjerë rrezikun e mosdëgjueshmërisë nga politika shqiptare, reporterët e Këshillit të Evropës kanë parashtruar dhe hapat e tjerë që mund të ndërmerren në rast të mosfunksionimit të propozimit të tyre. Ata propozojnë dërgimin në Shqipëri të kryetarëve të grupeve parlamentare respektive, popullorë dhe socialistë, më pas kryetarët e gjithë grupeve parlamentare dhe në fund fare vetë kreun e Këshillit të Evropës me grupin e reporterëve.

Nëse situata shkon deri këtu, atëherë kriza politike shqiptare do të hyjë në spiralen e axhendës evropiane dhe kostoja sidomos për qeverinë do të rritet dhe më shumë. Është në interes të saj ta zgjidhë atë, pa e kthyer në plan pune të komunitetit ndërkombëtar, njësoj si krizën e vitit 1997.

(*) Dërguar nga autori, pikëpamjet janë personale

KOMENTE