English

KESH: Ulet niveli në kaskadat e HEC-eve, derdhje uji nuk ka

Tiranë, 20 janar, NOA - Të dhënat më të fundit që i përkasin orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në kaskadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 289.60 metrash, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i saj. Të raportuara nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të situatës në kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë se shënohet një ulje e nivelit të ujit në to, ndërsa derdhjet e ujit prej tyre janë ndërprerë.

Të dhënat tregojnë konkretisht se prurjet në Fierzë llogariten 270 metër kub për sekondë, ndërsa derdhje uji më nuk ka.

Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.43 metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave.

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.07 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

Kurse prurjet në këtë hidrocentral llogariten në 43 metër kub për sekondë, ndërsa nuk ka derdhje.

n.e/NOA

KOMENTE