Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovarët shfaqen si rrezik për pasaportat biometrike në Shkup
English

Kosovarët shfaqen si rrezik për pasaportat biometrike në Shkup

Shkup, 20 janar, NOA - Mediat maqedonase kohëve të fundit janë alarmuar se shtetasit e Kosovës mund të pajisen me pasaporta biometrike të Maqedonisë, pas heqjes së regjimit të vizave. Nëpër shërbimet policore për dhënien e dokumenteve nëpër njësitë rajonale janë shtuar kontrollet dhe verifikimet e të dhënave për të gjithë aplikuesit për pasaporta biometrike, edhe pse aplikuesit janë shtetas të Maqedonisë. Një numër i madh i mediave të nxitura edhe nga qarqe qeveritare por edhe opozitare po bëjnë bujë të madhe, se gjoja shtetasit e Kosovës do të vërshojnë Maqedoninë, për tu pajisur me pasaporta biometrike dhe shtetësi të këtij vendi, pas heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

Siç raportohet, shuma të mëdha parash janë në lojë që një shtetas i Kosovës të pajiset me pasaportë biometrike dhe të hyjë në evidencën e shtetasve të Maqedonisë. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se ka interes të madh të shtetasve të Kosovës për të marrë shtetësinë e Maqedonisë, vetëm e vetëm për të arritur tek pasaporta. Mirëpo nga ana tjetër, Zyra për informim e Ministrisë së Jashtme në Kosovë ka hedhur poshtë këto pretendime. "Nuk ka nevojë për një fushatë të tillë, që nuk ka të bëjë aspak me realitetin. Qytetarët e Kosovës ata që synojnë të dalin jashtë megjithatë janë të pajisur me viza dhe ate e përfitojnë në mënyrë tejet legale", ka qenë përgjigja e MPJ-së në Prishtinë për agjencië e lajmeve INA, duke shtuar se nuk duan të komentojnë spekulime mediale. Nëpër shërbimet policore për dhënien e dokumenteve nëpër njësitë rajonale janë shtuar kontrollet dhe verifikimet e të dhënave për të gjithë aplikuesit për pasaporta biometrike, edhe pse aplikuesit janë shtetas të Maqedonisë. Sipas ligjit për shtetësi të Maqedonisë, një shtetas i huaj mund të pajiset në rast se ka vendqëndrim të pandërprerë prej tetë viteve në Maqedoni, një i huaj që është në marrëdhënie bashkëshortore prej tre vitesh me një shtetase të Maqedonisë dhe të huajt që janë në interes të shtetit.

Ndërkohë, një rrezik i tillë është plasuar edhe në mediat serbe, ku shumica e qytetarëve të Kosovës, që kanë origjinë nga Lugina e Preshevës janë refuzuar për tu pajisur me shtetësi dhe dokumente personale. Kjo është bërë për shkak të gjoja respektimit të marrëveshjes me BE-në, që pas heqjes së vizave, Serbia të mos i pajisë me pasaporta qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe komunitetin serb.

NOA-INA

KOMENTE