English

Kryeministri: Qeveria do t'i zhdëmtojë të gjitha dëmet e krijuara në zonat e përmbytura

Tiranë, 20 janar, NOA - Qeveria shumë shpejt do t'i zhdëmtojë të gjitha dëmet e krijuara në zonat e përmbytura javët e fundit.

Një premtim të tillë, kryeministri Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, në të cilën ka deklaruar gjithashtu se për të realizuar këtë proces sa më mirë, sipas tij duhet që të regjistrohet në mënyrë të saktë e gjithë harta e përmbytjeve.

"Do të bëhet një listim i saktë i kafshëve, banesave dhe dëmeve, pastaj të hartohet plani i dëmshpërblimeve", tha lidhur me një fakt të tillë gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha.

Sipas tij, ministritë e linjës do të bëjnë një rialokim të fondeve nga buxheti i parashikuar në këto zona.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Berisha falënderoi të gjithë banorët e zonave të përmbytura dhe ata që bënë të mundur që kjo katastrofë ekologjike të mos ishte një katastrofë njerëzore.

"Fakti që nuk patëm asnjë viktimë nga kjo katastrofë, përbën një meritë shumë të madhe dëshmon një efiçencë shumë të madhe të operacionit të shpëtimit", tha në fund Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE