English

"Mëngjesi i vonuar" fut në kurth dy kandidatë për vrasës

Tiranë, 20 janar NOA - Policia e Tiranës ka organizuar ditën e djeshme një operacion të koduar "Mëngjesi i vonuar" i cili u finalizua me arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim për "vrasje të mbetur në tentativë".

Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, bënë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit Erjol Hajdari i shpallur në kërkim.

Në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimin pasi akuzohet për konsumim të veprave penale të "Vrasjes me dashje e mbetur më tentativë" dhe të "Mbajtjes pa leje e armëve luftarake".

Adoleshenti dyshohet se më datë 9 tetor të vitit të kaluar në rrugën "Katund i Ri", komuna Kashar ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Lulzim Duka. Ndërkohë po dje policia e kryeqytetit vuri në pranga 27-vjeçarin Renat Dedaj. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte lëshuar urdhër ndalimin për Dedaj pasi akuzohet për konsumim të veprave penale të ‘Vrasjes me dashje e mbetur më tentativë" në bashkëpunim.

Burime nga policia thanë se 27-vjeçari dyshohet se më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar, në Kodër Kamëz, në bashkëpunim edhe me dy bashkëmoshatar të tij, kanë goditur me armë të ftohtë thikë, dy vëllezërit Pëllumb dhe Artan Kurti. k.k/NOA

KOMENTE