English

Meta me arabët, për Kosovën dhe investimet

Tiranë, 20 Janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta zhvilloi takime me mjaft personalitete politike si me Kryeministrin e Mbretërisë të Tongas, Ministrin e Punëve të Jashtme të Komoros, me delegacionet e Kenias, Hondurasit dhe Bregut të Fildishtë. Takimet erdhën në kuadrin e punimeve të Samitit Botëror të Energjisë të së Ardhmes të organizuar nga Agjencia Ndërqeveritare e Energjisë së Rinovueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe nga datat 18-21 janar.

Gjatë këtyre takimeve, z. Meta shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe u kërkoi këtyre vendeve njohjen e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu z. Meta, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Abdullah bin Zayed al Nahyan, me të cilin diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes reciprok.

Z. Meta e njohu homologun e tij me vendimin e Qeverisë shqiptare për hapjen së shpejti të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, hap që u vlerësua së tepërmi nga Ministri i Punëve të Jashtme të EBA si një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

e.r/NOA

KOMENTE