Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MTKRS: Skandali i black-out, OSSH nuk siguroi energjinë elektrike
English

MTKRS: Skandali i black-out, OSSH nuk siguroi energjinë elektrike

Tiranë, 20 Janar NOA - Zbardhet një dokument që provon fajësinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH në skandalin e sotëm të ndërprerjes së energjisë elektrike që për mëse 90 minuta shtyu zhvillimin e pjesës së dytë të ndeshjes miqësore që transmetohej njëkohësisht në shtatë televizione të rëndësishme botërore.

Më datë 18 janar 2010 pra dy ditë më parë, me një shkresë me numër protokolli 286, nga drejtoria e Stadiumit, i është kërkuar zyrtarisht OSSH (Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes), që të garantojë sigurimin e energjisë elektrike në ndeshjen Real i Madridit-Gramozi i Ersekës, zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Mministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, tha sonte në Tv Klan, se ditën e nesërme, do të bëhet një mbledhje e posaçme e cila do të vendosë shkarkimin e Perikli DHalesit si drejtor i stadiumit, për shkak se lejoi që të luhet ndeshja pa u kontrolluar nëse ishte në rregull dhe i garantuar furnizimi me drita, konform edhe kërkesës që i ishte bërë OSSH-së.

"Drejtori i stadiumit, si drejtues i shoqërisë aksionare që administron stadiumin, nuk duhet të lejonte zhvillimin e ndeshjes pa u marrë në dorëzim nga OSSH gjeneratori i kërkuar", deklaroi Xhaferraj sonte në një prononcim mediatik.

Ndërkohë OSSH deklaroi se kishte ngritur dy grupe pune, por megjithatë nuk u dërgua në stadium gjeneratori që të siguronte në rast emergjence, energji elektrike.

Por Xhaferraj hodhi dyshime edhe për një sabotim të mundshëm lidhur me mungesën e energjisë, duke shtuar se nuk përjashtohet as "konkurrenca e kompanive konkurrente me Taçi Oil".

e.r/NOA

KOMENTE