English

Përmbytjet, Transporti Rrugor jep 12 mijë USD

Tiranë, 20 Janar NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, solidarizohet me familjet e përmbytura në veri të vendit duke kontribuar me një shumë monetare prej 11 milionë e 270 mijë lekë të vjetra për t'i ardhur në ndihmë familjeve shkodrane nga situate e rëndë që u krijua nga përmbytja në veri të vendit.

Mbledhja e kësaj shume është arritur në saj të kontributit të të gjithë punonjësve të kësaj drejtorie për t'u solidarizuar dhe për t'i ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

Shuma 11 milionë e 270 mijë lekë është derdhur në numrin e llogarisë bankare të afishuar nga Ministria e Brendshme, bëri të ditur sot DPTRR.

e.r/NOA

KOMENTE