Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS akuzon qeverinë për ndërprerjen e dritave në ndeshjen Gramozi-Real i Madridit
English

PS akuzon qeverinë për ndërprerjen e dritave në ndeshjen Gramozi-Real i Madridit

Tiranë, 20 Janar NOA - Edhe politika hyri në mes të incidentit që ndodhi sonte në stadiumin "Qemal Stafa" në kryeqytet, pasi Partia Socialiste para pak çastesh doli me një reagim zyrtar.

Deputeti Eduard Shalsi, duke fshikulluar rastin, tha se Sali Berisha sot uli edhe një herë tjetër kuotat e shqiptarëve.

"Ky njeri që e ka emrin Sali Berisha, jo vetëm që nuk di të nxjerrë qimen nga qulli në çështjet e qeverisjes dhe punëve të shtetit, por paska patur qimen e derrit, duke sjellë fatkeqësi dhe tersllëqe", - deklaroi SHalsi,

Kurse shtoi: "Sot edhe pse në një ditë festive siç duhet të ishte ndeshja me Real Madridin, na bëri gazin e botës me mungesën e energjisë. Në vend që të menaxhojë dhe ulë kuotat e hidrocentraleve, Sali Berisha sot uli edhe një herë tjetër kuotat e shqiptarëve".

e.r/NOA

KOMENTE