English

Real i Madridit-Gramozi i Ersekës 2-1, minutë pas minute tek NOA

Rifreskimi i fundit: 21:22:54

Tiranë, 20 Janar NOA Update minutë pas minute - Reali i Madridit mund me rezultatin 2-1 ekipin e Gramozit te Ersekes ne ndeshjen e sotme e cila nisi ne oren 18.00 dhe perfundoi ne 21.20, per shkak te nderprejes mbi 90 minuta pas black-out qe ndodhi ne stadium.

Gramozi i Ersekës kalon në avantazh që në fillim të ndeshjes me skuadrën e Realit të Madridit. Por ne minuten e 36-të Reali i Madridit ka barazuar permes brazilianit Rokardo Kaka.

Kurse ne minuten e 80 ka kaluar ne avantazh ekipi i Realit te Madridit, pasi Benzema me nje gol qe arriti te beje ne rrjeten e Gramozit, e coi rezultatin ne 2-1.

2' - Goli u shënua nga Daniel Xhafaj në minutën e 2-të, pas një goditjeje.

16' Kaka rrezikon portën e Gramozit por dështon në perpjekjen per te futur topin ne rrjetë.

17' Gol i pavlefshëm i Realit per shkak se Kaka e kishte krosuar topin shume larg vijes fundore.

24' Gramozi permes Xhafajt tenton serish qe te caje porten e Realit i ndihmuar nga Devolli por nuk ia del dot.

26' Muka tenton te futet ne zonen e kundershtareve por pengohet nga portieri madrilen.

29' Ronaldo kercenon porten e Gramozit me nje djathte qe rezultoi e pasuksesshme.

30' Real humb nje rast fantastik me Raul Gonzales i cili ne castin e fundit ndalet nga portieri perfaqesues i Ersekes, Shehi.

36' Real i Madridit barazon 1-1 pasi Kaka futet ne mbrojtjen e Gramozit dhe shenon golin e parë të galaktikeve.

37' Ronaldo gjendet ne pozicion jashte loje.

38' Shkodrani qe luante me kampionatin bullgar dhe tani me Gramozin fiton nje goditje denimi.

43' Guti ndeshkohet me nje karton te verdhë nga gjyqtari Sokol Jareci.

44' Shehi ne nje dalje balle per balle me Ronaldon, deshton perpjekja per golin e dyte.

45' Top i bukur per Raul Gonzales qe tenton te kaloje portierin durrsak Shehin dhe deshton ne futjen e topit ne rrjete megjithe pranine aty te Ronaldos.

46' Mbyllet pjesa e pare e ndeshjes me rezultatin e barabarte 1-1.

Pjesa e dyte edhe pse kaloi koha prej 15 minutash nuk ka nisur ende ne oren 19.21 ne stadiumin "Qemal Stafa". Organizatoret thone se ka nje defekt por pa dhene detaje te tjera. Sakaq u konfirmua se mungesa e energjise elektrike shkaktoi mosfillimin e pjeses se dyte qe duhet te fillonte ne 19.00.

Ne oren 19.32 ende ndeshja nuk ka filluar edhe pse ka kaluar me shume se gjysme ore.

Ne oren 19.45 edhe pse kane kaluar plot 45 minuta, nuk ka nisur pjesa e dyte e ndeshjes.

Edhe ne oren 19.51 ende nuk ka rifilluar pjesa e dyte e ndeshjes.

Edhe ne oren 19.58 ndeshja nuk ka rifilluar kurse afro gjysma e shkalleve te stadiumit jane zbrazur.

Ne oren 20.00, teorikisht duhet te kishte perfunduar ndeshja miqesore mes yjeve te futbollit boteror te Realit te Madridit dhe ersekarëve të Gramozit.

Sakaq, RTVSH qe kishte te drejten ekskluzive te transmetimit te ndeshjes e nderpreu transmetimin duke nisur edicionin informativ.

Ne oren 20.13 pjesa e dyte ende nuk ka filluar, por organizatoret nuk po shprehen zyrtarisht nese do te duhet te pritet per rifillim ose jo te saj, raporton gazetari i NOA.

Nderkohe ne oren 20.20 jane rindezur pjesërisht dritat e kullave ndricuese (prozhektorëve) ne stadium, por nuk ka nje konfirmim zyrtar nese pjesa e dyte do te zhvillohet.

Ne oren 20.25 pritet te rifilloje ndeshja, sikunder deklarojne organizatoret ne stadium, informon gazetari i NOA.

Ne oren 20.32, me mbi 90 minuta vonese, ka rifilluar ndeshja dhe jemi ne minuten e pare te pjeses se dyte.

Minuta e 90 ne oren 21.17 ka sjelle perfundimin e kohes se rregullt me rezultatin 2-1 per Realin e Madridit nderkohe qe nisin dy minutat shtese.

Ne oren 21.19, gjyqtari qendror Sokol Jareci ka sinjalizuar mbylljen e ndeshjes qe konkludoi me rezultatin 2-1 per madrilenet e Realit.

Me perfundimin e ndeshjes, u dorezua dhe kupa e trofeut "Taçi Oil" qe e mori Gonzales.

***

Ne minuten e 80 ka kaluar ne avantazh ekipi i Realit te Madridit, pasi Benzema me nje gol qe arriti te beje ne rrjeten e Gramozit, e coi rezultatin ne 2-1.

Formacioni i Real i Madridit

Casillas, Dudek, Sergio Ramos, Albiol, Garay, Arbeloa, Metzelder, Marcelo, Lass, Xabi Alonso, Gago, Granero, Drenthe, Guti, Cristiano Ronaldo, Kaká, Raúl y Benzema

***

Ylli botëror i futbollit Kristiano Ronaldo tha sot në Tiranë se ndjehet më i lirshëm dhe më i qeshur, ndryshe nga hera e kaluar kur erdhi në Shqipëri që ishte më serioz dhe paksa i kontraktuar.

Ronaldo erdhi sot në mesditë në Tiranë së bashku me ekipin e Realit të Madridit, për të zhvilluar në fushën e stadiumit "Qemal Stafa" takimin miqësor me Gramozin, ku do të caktohet edhe trofeu i tretë "Taçi Oil".

Ronaldo dhe Kaka, bashkë me trainerin Pellegrini dolën në një konferencë për shtyp, ku folën mbi ndeshjen e sotme.

"Kur erdha me kombëtaren portugeze ishte një ndeshje kualifikuese dhe natyrisht qëndrova më shumë serioz, sepse ndodheshim në pozicion të vështirë", - tha Ronaldo.

Kurse shtoi: "Sot, unë jam më i qeshur dhe shpresoj t'i zbavitim ata që do të jenë në stadium".

Kurse ylli tjetër i futbollit, braziliani Rikardo Kaka i cili gjithashtu vjen për herë të dytë në Tiranë, pas sfidës Shqipëria B - Milan, u shpreh i lumtur që rivinte në Shqipëri.

Me ekipin e Real nuk gjenden Higuain, Van Nistelrooy dhe Van der Vaart, që të tre të dëmtuar.

Real Madrid është një nga klubet sportive më të mëdha në botë dhe sezonin e fundit presidenti Florentino Perez me merkaton qindra milionë euro pretendon ta rikthejë sërish në majat e futbollit botëror.

Sakaq, Manuel Pellegrini, trajner i Real Madrid shprehu kënaqësinë që gjendet këtu, "për më tepër se të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për bamirësi për zonat e përmbytura. Shpresoj që në takimin e sotëm të mbeten të gjithë të kënaqur".

Plot 2.5 milionë euro arkëton Real i Madridit, për këtë ndeshje miqësore që po zhvillon në Shqipëri me skuadrën modeste të Gramozit të Ersekës.

r.b/NOA

KOMENTE