English

Skandal në stadium, ndërpritet 90 minuta Real i Madridit-Gramozi nga një black-out

Tiranë, 20 Janar NOA Përmbledhje - Black out përfshiu për më shumë se një orë e gjysmë, stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", pasi energjia elektrike u ndërpre papritur, sapo skuadrat e Realit të Madridit dhe Gramozit hynë në fushë për të nisur pjesën e dytë të ndeshjes.

Ata u detyruan të futen sërish në dhomat e zhveshjes pasi fusha e blertë u zhyt në terr të plotë.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh edhe pse kishin paguar biletat, braktisën shkallët e stadiumit dhe u larguan të irrituar, megjithatë disa prej tyre syresh, u rikthyen kur në orën 20.32, pas mëse 90 minutash vonesë, nisi pjesa e dytë.

Lidhur me ndërprerjen e energjisë, burime në KESH të pyetur nga NOA thanë se nuk bëhet fjalë për ndonjë defekt të shkaktuar prej tyre pasi energji elektrike ne mjediset e brendshme te stadiumit ka, por nuk kane kullat ndriçuese te fushës.

Energjia elektrike nuk mungonte jashtë mjediseve te stadiumit, pallatet dhe dyqanet përreth.

Lidhur me incidentin, Ministria e Ekonomise e konsideroi si te papranueshëm faktin se as edhe nje gjenerator per te qene ne gatishmëri ne rast ndërprerje energjie nuk gjendet ne kete stadium, i vetmi nacional ne vend.

METE tha se behet fjale per nje defekt ne rrjetin e brendshëm qe solli black out ne stadium. Ne te vertete kishte ndodhur një qark i shkurter që dogji transformatorin qe ushqen me energji elektrike prozhektorët.

Lidhur me ngjarjen, Fabiola Haxillari, shefe e marredhënieve me publikun ne OSSH, tha para pak castesh se po i vihet ne ndihme stadiumit duke vendosur gjeneratorët per te rikthyer energjine mbremjen e sotme ne stadium.

Nderkohe, RTVSH qe kishte te drejten ekskluzive te transmetimit te ndeshjes e nderpreu transmetimin duke nisur edicionin informativ dhe rinisi lidhjen me stadiumin në 20.32 për të transmetuar pjesën e dytë.

Minutë pas minute

Gazetari i NOA raportoi direkt nga stadiumi duke pasqyruar situatën.

Pasi kishin kaluar 5 minuta nga koha qe duhet te niste pjesa e dyte e ndeshjes, nje perfaqesues i organizatoreve tha se ajo do te niste pas 5 ose 10 minutash, por kjo gje nuk ndodhi.

Perfaqesues te organizimit te ndeshjes kane dale serish per te thene se duhet te pritet edhe pak per nje rifillim te mundshem te ndeshjes, por ende nuk ka asnje sinjal konkret.

Nderkohe gazetari i NOA raporton se situata po behet kaotike ne shkallet e stadiumit, njerezit jane irrituar dhe po manifestojne shenja proteste jo thjeshte se kane paguar biletat por per faktin se presin ende qe ndeshja te zhvillohet e plote.

Sakaq ne oren 19.35 ka nisur zbrazja e shkalleve te stadiumit, gazetari i NOA raporton se shume tifoze po dalin nga stadiumi pasi thone se nuk kane shpresa se do te filloje pjesa e dyte e miqesores.

Shume tifoze, kane kerkuar qe te marrin parate e biletave qe kane paguar, por asnje sportel te hapur nuk ka dhe asnje nga organizatoret nuk ka dhene pergjigje per kete.

Kështu, edhe pse kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, ndeshja nuk ka vazhduar dhe ende nuk dihet nëse do të rifillojë.

Ne oren 20.13 pjesa e dyte ende nuk ka filluar, por organizatoret nuk po shprehen zyrtarisht nese do te duhet te pritet per rifillim ose jo te saj, raporton gazetari i NOA.

Sakaq, ne oren 20.25 lojetaret e dy skuadrave kane dale ne fushe dhe po bejne nxemjen, ne pritje per te nisur pjesa e dyte.

Ne oren 20.30, me plot 90 minuta vonese, ka rifilluar ndeshja me pjesen e saj te dyte.

Tiranë, 20 Janar NOA - Gramozi i Ersekës kalon në avantazh që në fillim të ndeshjes me skuadrën e Realit të Madridit. Por ne minuten e 36-të Reali i Madridit ka barazuar permes brazilianit Rokardo Kaka.

2' - Goli u shënua nga Daniel Xhafaj në minutën e 2-të, pas një goditjeje.

16' Kaka rrezikon portën e Gramozit por dështon në perpjekjen per te futur topin ne rrjetë.

17' Gol i pavlefshëm i Realit per shkak se Kaka e kishte krosuar topin shume larg vijes fundore.

24' Gramozi permes Xhafajt tenton serish qe te caje porten e Realit i ndihmuar nga Devolli por nuk ia del dot.

26' Muka tenton te futet ne zonen e kundershtareve por pengohet nga portieri madrilen.

29; Ronaldo kercenon porten e Gramozit me nje djathte qe rezultoi e pasuksesshme.

30' Real humb nje rast fantastik me Raul Gonzales i cili ne castin e fundit ndalet nga portieri perfaqesues i Ersekes, Shehi.

36' Real i Madridit barazon 1-1 pasi Kaka futet ne mbrojtjen e Gramozit dhe shenon golin e parë të galaktikeve.

37; Ronaldo gjendet ne pozicion jashte loje.

38' Shkodrani qe luante me kampionatin bullgar dhe tani me Gramozin fiton nje goditje denimi.

43' Guti ndeshkohet me nje karton te verdhë nga gjyqtari Sokol Jareci.

44' Shehi ne nje dalje balle per balle me Ronaldon, deshton perpjekja per golin e dyte.

45' Top i bukur per Raul Gonzales qe tenton te kaloje portierin durrsak Shehin dhe deshton ne futjen e topit ne rrjete megjithe pranine aty te Ronaldos.

46' Mbyllet pjesa e pare e ndeshjes me rezultatin e barabarte 1-1.

Pjesa e dyte edhe pse kaloi koha prej 15 minutash nuk ka nisur ende ne oren 19.21 ne stadiumin "Qemal Stafa". Organizatoret thone se ka nje defekt por pa dhene detaje te tjera.

Formacionet:

Real i Madridit

Casillas, Dudek, Sergio Ramos, Albiol, Garay, Arbeloa, Metzelder, Marcelo, Lass, Xabi Alonso, Gago, Granero, Drenthe, Guti, Cristiano Ronaldo, Kaká, Raúl y Benzema

Gramozi i Ersekës

***

Ylli botëror i futbollit Kristiano Ronaldo tha sot në Tiranë se ndjehet më i lirshëm dhe më i qeshur, ndryshe nga hera e kaluar kur erdhi në Shqipëri që ishte më serioz dhe paksa i kontraktuar.

Ronaldo erdhi sot në mesditë në Tiranë së bashku me ekipin e Realit të Madridit, për të zhvilluar në fushën e stadiumit "Qemal Stafa" takimin miqësor me Gramozin, ku do të caktohet edhe trofeu i tretë "Taçi Oil".

Ronaldo dhe Kaka, bashkë me trainerin Pellegrini dolën në një konferencë për shtyp, ku folën mbi ndeshjen e sotme.

"Kur erdha me kombëtaren portugeze ishte një ndeshje kualifikuese dhe natyrisht qëndrova më shumë serioz, sepse ndodheshim në pozicion të vështirë", - tha Ronaldo.

Kurse shtoi: "Sot, unë jam më i qeshur dhe shpresoj t'i zbavitim ata që do të jenë në stadium".

Kurse ylli tjetër i futbollit, braziliani Rikardo Kaka i cili gjithashtu vjen për herë të dytë në Tiranë, pas sfidës Shqipëria B - Milan, u shpreh i lumtur që rivinte në Shqipëri.

Me ekipin e Real nuk gjenden Higuain, Van Nistelrooy dhe Van der Vaart, që të tre të dëmtuar.

Real Madrid është një nga klubet sportive më të mëdha në botë dhe sezonin e fundit presidenti Florentino Perez me merkaton qindra milionë euro pretendon ta rikthejë sërish në majat e futbollit botëror.

Sakaq, Manuel Pellegrini, trajner i Real Madrid shprehu kënaqësinë që gjendet këtu, "për më tepër se të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për bamirësi për zonat e përmbytura. Shpresoj që në takimin e sotëm të mbeten të gjithë të kënaqur".

Plot 2.5 milionë euro arkëton Real i Madridit, për këtë ndeshje miqësore që po zhvillon në Shqipëri me skuadrën modeste të Gramozit të Ersekës.

KOMENTE