English

Sot në Tiranë ndeshje e Gramozit me Realin, me shirita të zinj për vdekjen e Panos

Tiranë, 20 janar, NOA - Në stadiumin "Qemal Stafa", do të luhet sot ndeshja mes ekipit të Gramozit dhe Realit të Madridit. E sponsorizuar nga kompania "Taçi Oil", kjo ndeshje do të mundësojë që në Tiranë të mbërrijnë sportistët më të paguar të botës, yjet që adhurohen prej miliona tifozëve në botë.

Nga ana e saj, kompania e lartpërmendur ka bërë me dijeni se të ardhurat e siguruara nga kjo ndeshje do të shkojnë që të gjitha në formë kontributi për zonat e përmbytura në veri të vendit.

Ndërkaq, mësohet se në fillim të ndeshjes "Gramozi - Real i Madridit" do të mbahen 2 minuta heshtje në nder të Panajot Panos, legjendarit të futbollit shqiptar, i cili u nda dje nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, lojtarët e të dy ekipeve gjithashtu do të luajnë duke mbajtur një shirit të zi në krah, në shenjë përkujtimi të kësaj humbje të madhe për futbollin shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE