Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të rinjtë e FRESSH protestojnë para ministrisë së Energjitikës: Të largohet Prifti
English

Të rinjtë e FRESSH protestojnë para ministrisë së Energjitikës: Të largohet Prifti

Tiranë, 20 janar NOA - Të rinj të FRESSH kanë zhvilluar sot një tubim përpara ministrisë së Energjetikës për të kërkuar largimin e ministrit, Dritan Prifti të largohet, pasi përmbyti Shkodrën duke mozbatuar rregulloren përkatëse për HC në lumin Drin.

Në emër të të rinjve të FRESSH ka dhënë një deklaratë para mediave Elisa Spiropali

e cila u shpreh se Prifti duhet të largohet.

"Edhe kjo që shihni këtu, kjo kuti e madhe dhe e mbyllur që nuk e hapin, është edhe kjo si të tjerat njëra nga çuditë e panumërta të qeverisjes së sotme.

Por në ndryshim nga kutitë e tjera të mbyllura që i quajnë ministria, kjo kuti bosh që përmbyti Shkodrën, pretendon të jetë kishë, madje kishë me në krye një prift! Dil nga kutia e mbyllur dhe ik nga sytë këmbët o prift. Dil dhe ik, se as ti nuk je prift, as kutia ku je mbyllur ti nuk është kishë. Ik se nuk ka besimtarë aq budallenj sa të besojnë ty dhe kishën tënde boshe. Ik o prift! Ik se vërtet reshjet nuk të pyesin ty kur bien, pra rënia e reshjeve është rastësi që nuk varet nga ty, por nuk është rastësi që ti je aty, dhe nuk është gjithashtu rastësi që ti bashkë me të tjerët rreth vetes që jeni aty, nuk i bëni dot ballë punës, as dhe motit te parashikuar, shkurt jeni të paaftë" tha Spiropali. Sipas saj Prifti duhet të largohet pasi ka fshehur të dhënat statistikore, si atë të datës 27 dhjetor përshembull. Ai i ka fshehur dhe i mban mbyllur dhe kyçur, më mbyllur dhe më kyçur se kjo gjë e madhe që s'është as kishë as ministri, por kuti. k.k/NOA

KOMENTE