English

UNESCO: Kriza, 72 milionë fëmijë nuk shkojnë dot në shkollë

Nju Jork, 20 janar, NOA - Mëse 72 milionë fëmijë dhe thuajse po kaq të rinj në të gjithë botën, ende nuk kanë mundësi që të shkojnë në shkolla. Kjo për shkak të efekteve të krizës ekonomike që ka mbërthyer botën. Një fakt i tillë pohohet në një raport të publikuar dje në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara nga organizata e njohur në botë, UNESCO.

Sipas saj, kriza ekonomike globale po rrezikon ngritjen e nivelit të arsimit në shumë vende në zhvillim.

Drejtorja e përgjithshme e organizatës së OKB-së për arsim dhe kulturë, Irina Bokova, theksoi se janë rrezikuar përparimet e arritura në dhjetë vitet e fundit, për shkak të krizës ekonomike dhe ngritjes së nivelit të varfërisë.

n.e/NOA

KOMENTE