Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarm për vendosje bombe në SHBA, devijon avioni
English

Alarm për vendosje bombe në SHBA, devijon avioni

Filadelfia, 22 Janar NOA - Një avion i US Airways me destinacion në Nju Jork u ul në Filadelfia për shkak të një kërcënimi për vendosje bombe në avion, bëjnë të ditur burime lokale në Filaedelfia që citojnë të dhënat në terren dhe policinë.

Pasagjerët mësohet se janë evakuuar dhe forcat e policisë kanë inspektuar menjëherë avionin.

Në të vërtetë, një aksesor fetar i mbajtur nga një pasagjer ortodoks hebre është ngatërruar me një mjet shpërthyes nga një pasagjer tjetër në avion.

Alarmi çon pilotin në vendimin për të bërë një ulje të paplanifikuar në Filadelfia.

Pasi policia është ngjitur në bordin e avionit ka konstatuar se objekti që ka shkaktuar alarmin ishte thjesht një kuti prej lëkure me tela e përdorur nga hebrenjtë ortodoks.

"Dikush në avion ka menduar se mund të jetë një mjet shpërthyes", - tha zëdhënësi i policisë së Filadelfias, duke shtuar se nuk ka pasur arrestime dhe avioni ka vazhduar fluturimin.

a.k/NOA

KOMENTE